Pollo: Tani nuk ka më dyshime, Ballkani i Hapur është një projekt kundër integrimit

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo reagoi pasi Bashkimi Europian e pranoi zyrtarisht se nisma e Ballkanit të Hapur është kundër integrimit të vendit në BE.

“Për këdo që ende ka ndonjë dyshim: Ballkani i Hapur është një projekt kundër integrimit e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

E thotë sot edhe eurodeputetja Isabel Santos (socialdemokrate; portugeze).

E cila si raportere për Shqipërinë ka qenë jo rrallë dashamirëse me qeverinë Rama,” shkruan Pollo.

E pyetur për Ballkanin e Hapur, Santos tha: “Nisma e Ballkanit të Hapur është diçka që varej nga vullneti dhe uniteti i vendeve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Kjo ishte diçka krejtësisht e propozuar jashtë rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe prandaj nuk jam personi i duhur për ta komentuar. Ajo që mund të them është se vazhdoj të besoj se rruga më e mirë përpara për Ballkanin Perëndimor është mes partnerëve të tij evropianë dhe përmes progresit të procesit të anëtarësimit. E kuptoj që për një shumicë të madhe të popullit shqiptar kjo është edhe dëshira e tyre”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply