Berisha:  Opozita ‘mashtruese’ e Bashës mori fund! Do të mbështes çdo kauzë të studentëve!

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se, rruga e vetme dhe më e sigurtë për t’i dhënë fund rrokullisjes së madhe në arsim është pjesëmarrja aktive e studentëve dhe pedagogëve në një betejë deri në fitoren e kauzës së drejtë të tyre.

Lideri historik i PD iu rikthye ngritjes studentore tre vitë më parë për të cilën theksoi se, të rinjtë nuk kishin besim tek opozita e Lulzim Bashës pasi nuk ka qenë një avokat i vërtetë i tyre.

Ish-Kryeministri theksoi se, ajo kohë ka marrë fund dhe ai do të mbështesë çdo kauzë të studentëve dhe pegagogëve në universitetet e Shqipërisë ndërsa ju bëri thirrje atyre të protestojnë.

“Lwvizja e universitetit para 3 vitesh nuk realizoi qëllimet e saj, ishte shumë e drejtë. Nuk i realizoi sepse opozita nuk kishte besimin e tyre. Të rinjtë nuk i besonin opozitës.

Nëse do i besonin ajo do përmbushte misionin e vet. Kjo është e vërteta, ata ishin të mençur dhe kishin të drejtë mos t’i besonin opozitës sepse këta të fundit nuk kanë qenë avokatët e vërtetë të tyre.

Kjo situatë ka marrë fund. Do përkrahim dhe do mbështesim çdo përpjekje të pedagogëve e studentëve për të shënuar një kthesë të madhe për të ndaluar këtë rrokullisje me pasoja shumë të rënda për Shqipërinë dhe kombin shqiptar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Denoncimi i fortë i Berishës/ Kush është prokurori i keqpërdorur që në rini nga Sigurimi i Shtetit

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot gjatë një konference shtypi se ish-prokurori, Arben Rakipi …

Leave a Reply