Çfarë i tha Le Pen Macron pasi ai fitoi zgjedhjet?

Pasi e uroi Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij të dielën e kaluar, Marine Le Pen e paralajmëroi atë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në 2027, “me shumë mundësi do të jenë koha e duhur për fitoren e saj”.

Sipas BFM TV, pak pas orës 20:00 në selinë e Le Pen, në Pavillon d’Armenonville të Bois de Boulogne, të gjithë kuptuan nga përqindjet se nuk kishte më shpresë.

“Bashkëpunëtorët e saj më të afërt kuptuan në atë moment se Le Pen kishte humbur më shumë se sa pritej. Ata shpresonin për 45%”, tha Philippe Corbé, kreu i shërbimit politik të transmetuesit televiziv.

Në atë moment, sipas traditës republikane, kandidati i mundur i telefonon fituesit për t’i uruar fitoren dhe për të pranuar humbjen. Por zbulon se nuk e ka numrin e telefonit të kreut të shtetit: “Askush prej nesh nuk e ka”, konfirmon deputeti i Rassemblement National, Sébastien Chenu, i cili thotë se më pas ka kontaktuar me bashkëpunëtorët më të afërt të Macron, si Richard Ferrand, Thierry Solère, Gabriel Attal, për të tërhequr numrin e telefonit.

“Në fund e patëm dhe Marine Le Pen izolohet në tarracë për të folur me Emmanuel Macron”, thotë Chenu. Ishte një intervistë mjaft e shkurtër, pak pas orës 20:00. Përveç urimit të presidentit të rizgjedhur, Marine Le Pen bëri edhe një “shaka”, shton Chenu: “i tha që me këtë ritëm, pas 5 vitesh, e uron të mos kthehet, sepse me shumë mundësi do të jetë fitorja e saj”.

Nëse nuk do të ketë ndryshime në Kushtetutë në 5 vitet e ardhshme, që për momentin nuk ka gjasa, Macron nuk do të mund të rishfaqet në vitin 2027. Por, pasi të përfundojë mandati i dytë, asgjë nuk do ta pengonte Presidentin më të ri të Republikës të rikanidonte në 2032./A2CNN

About Redaksia

Check Also

Presidenti i Iranit gjendet i vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Presidenti iranian Ebrahim Raisi, ministri i jashtëm i Iranit dhe persona të tjerë, u gjetën …

Leave a Reply