Partnerët ndërkombëtarë në Kuvendin e PD: Keni mbështetjen e miqve në botë!

Punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike u përshëndetën edhe nga përtnerët ndërkombëtarë.

I pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve ku mbajti edhe fjalën e rastit ishte edhe Lordi britanik Xhejms Uarton.

Politikani konservator u shpreh se Sali Berisha dhe Partia Demokratike kanë shumë miq në mbarë Europën dhe botën.

Xhejms Uarton

Është një nder i madh që flas për këtu dhe që të kemi të nderuarin zotin Berisha, që ka qenë në front të kësaj beteje. Ka shumë vlera të përbashkëta që ndajmë ne si konservatore. Këto janë vlera që duhet t’i çojmë përpara. Është e detyrueshme që partitë konservatore në mbarë botën të punojnë së bashku për t’u përballur me sfidat dhe me ndryshimet e vështira. Po ashtu duhet të fuqizojmë punën tonë dhe të risjellim vlerat ku besojmë. Edhe ne kemi pasur probleme dhe përçarje në historinë tonë, por mësimet që duhet të nxjerrim janë të ngjashme në mbarë botën, ashtu si konservatorët shqiptarë. Ne ecëm përpara, ne e rinovuam partinë tonë dhe gjetëm besimin te qytetarët. Kjo arrihet me një debat të hapur me vlera dhe qëllime të ngjashme. Është kënaqësi që të shoh që kjo parti është duke e rigjetur këtë ideologji dhe këto vlera. Ne duhet të mbështetemi te këto vlera dhe të mësojmë nga njëri-tjetri. Ju keni mbështetjen e plot miqve në Europë dhe në botë. Vazhdoni kështu dhe fuqizoni partinë tuaj për qëllimet e përbashkëta.

Punimet e Kuvendit u përshëndetën edhe nga Girorgia Meloni, Presidente e Partisë Fratelli d’Italia njëkohësisht edhe Presidente e Partive Konservatore Europiane. Në meszhin e saj dërguar Kuvendit të Partisë Demokratike, Meloni vuri theksin tek orjentimi i Partisë drejt vlerave konservatore ndërsa shprehu mbështetjen e konservatorëve europianë.

Girorgia Meloni

Është nder t’ju drejtohem në cilësinë e kryetares së Partisë ‘Fratelli d’Italia’ dhe Partisë Konservatore Europiane. E juaja është një parti e guximit, patriotizmit dhe lirisë. Sot, nëpërmjet këtij Kuvendi Kombëtar, ju po riorganizoni lëvizjen tuaj politike dhe më pas do të zgjidhni lidershipin tuaj të ri. Është e rëndësishme të punohet për të promovuar një axhendë konservatore me në qendër dinjitetin njerëzor dhe vlerat themelore që mbajnë bashkë komunitetet tona kombëtare dhe që sot janë të sulmuara. Promovimi i ekonomisë reale kundrejt ekonomisë së bazuar në financa. Në një botë ku axhenda globaliste e së majtës përpiqet në çdo mënyrë të imponojë vizionin e saj për shoqërinë, duke promovuar një mendim të vetëm dhe duke u përpjekur të fshijë traditat dhe zakonet që nuk janë në përputhje me ideologjinë e saj. Shpresoj që partia juaj të ketë si objektiv përforcimin e grupit të konservatorëve europianë. Që nga viti 2013, socialistët kanë fituar zgjedhjet dhe ka ardhur koha për t’i dhënë Shqipërisë një alternativë solide dhe të besueshme për qeverisjen e kombit!

Politikani suedez Tobias Andersson, deputet dhe përfaqësues i forumit të të rinjve europian përshëndeti punimet e këtij Kuvendit dhe vuri theksin tek mundësia e Partisë Demokratike për ti dhënë Shqipërisë një qeverisje më të mirë

Virgilio Falko zëvendës kryetar i International Young Democrat Union vlerëzoi të rinjtë e Partisë Demokratike si e ardhmja që duhet të marrin në dorë fuqinë dhe fatin e kësaj force.

E një fjalë përshëndetëse për punimet e këtij Kuvendi u dërgua edhe nga Forumi i të Rinjve Demokrat Europian.

VIDEO/ https://fb.watch/cJbGrsfK-1/

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply