Intervistë me Shkëlqesinë e Saj Lendita Haxhitasim, Ambasadore e Kosovës në Itali

Pavarësia e Kosovës nuk është e njohur universalisht nga komuniteti ndërkombëtar. Prej 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, 5 nuk e njohin sovranitetin e saj: Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro. Çfarë lloj marrëdhëniesh mban qeveria e Kosovës me këto vende? Duke qenë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e këtyre vendeve është thelbësore që të mund të mendohet për një hyrje të vendit në Bashkimin Europian, kur e mendoni vërtet të mundur një të ardhme të Kosovës në Bashkimin Europian?

Republikës së Kosovës i është dashur të ndërmarrë një ushtrim mjaft unik dhe kompleks, duke ndjekur rrugën e njohjeve bilaterale me shtetet e veçanta, duke siguruar 117 njohje. Por gjatë viteve rrethanat kanë ndryshuar për shkak të zhvillimeve të tjera globale. Mjafton të përmendet vetëm pandemia e Covid-19, pas të cilës marrëdhëniet ndërkombëtare e kanë vuajtur dhe nuk do të jenë saktësisht si më parë. Megjithëse ka akoma vende që nuk e njohin pavarësinë tonë, ne impenjohemi përditë që kjo të ndryshojë dhe do të ndryshojë me kalimin e kohës. Çdo shtet i veçantë ka veçantitë e tij dhe nuk duhet të “grupohen” shtetet. Natyrisht, ka shtete me të cilët kemi arritur të zhvillojmë marrëdhënie të shkëlqyera, pavarësisht se nuk e kemi kurorëzuar akoma njohjen reciproke, si për shembull me Greqinë, me të cilën jemi në kontakt konstant dhe ndërmarrim vizita bilaterale të nivelit të lartë. Kemi edhe zyrën tonë të ndërlidhjes në Athinë, që përveçse promovon interesa politike, promovon edhe çështje ekonomike dhe tregëtare dhe pozicioni i tyre është konstruktiv për sa i përket perspektivës tonë europiane. Me Spanjën, ashtu si me shtete të tjera, ka kanale aktive komunikimi, por natyrisht jo të gjitha aktivitetet diplomatike e ndërmarra janë domen publik.

Serbia reklamon sovranitetin e saj mbi territorin e Kosovës dhe vazhdon ta konsiderojë një rajon të shtetit serb. Midis të dy shteteve, pavarësisht përparimeve, vazhdojnë tensionet dhe gërricjet. Bashkimi Europian ka bërë shumë për ta intensifikuar dialogun midis të dyja vendeve, duke siguruar edhe ndonjë rezultat të mirë. Mendoni se Serbia do ta njohë ndonjëherë pavarësinë e Kosovës? Si mendoni se mund të tejkalohet ky impas? Dhe çfarë roli mund të luajë akoma Bashkimi Europian në marrëdhëniet Kosovë – Serbi? 

Mendoj të theksoj se tensionet për të cilat flisni ju, shpesh amplifikohen dhe stimulohen nga nacionalizma politika ku çdo episod i izoluar ngjyroset mbi bazë etnike për fushata elektorale dhe politike. Megjithatë, të flasësh sot për tensione ose gërricje e konsideroj të pavend. Bashkimi Europian ka tashmë një rol aktiv që është ai i lehtësimit, tani bashkë me Shtetet e Bashkuara, dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe rrugëtimi ynë i ardhshëm drejt Bashkimit Europian varet pikërisht nga përparimi ynë në dialog; kështu, të dyja çështjet janë të ndërlidhura dhe është e qartë se rruga e vetme për ta arritur objektivin final është mirënjohja reciproke.

Raporti i 2021 i hartuar nga Komisioni Europian mbi Kosovën afirmon që vende mbetet në një “fazë fillestare” në zhvillimin e një sistemi gjyqësor mirëfunksionues dhe, në kompleks, administrimi i drejtësisë vazhdon të jetë i “ngadaltë, joefikas dhe i cënueshëm nga influenca politike jo e duhur”. Cilat mendoni se janë arësyet në bazën e brishtësisë së sistemit juridik? Në çfarë mënyre Kosova planifikon ta përballojë çështjen?

Progresi i ngadaltë i sistemit gjyqësor është rezultati për arësye të shumëfishta, në fazën e konsolidimit të institucioneve ka qenë midis atyre ku “stakeholders” të shumtë të jashtëm kanë “këshilluar” dhe monitoruar. Megjithëse ka qenë një prej objektivave kryesorë të të gjitha qeverive, një interpretim është se prioritetet përqëndroheshin në projekte të avancuara, pa përballuar fillimisht nevojat bazë. Ju është drejtuar disa reformave pa mbushur mangësitë bazike e administratës dhe përgatitjen e plotë e personelit brenda sistemit gjyqësor. Megjithatë, qeveria aktuale ka paracaktuar si prioritet bazë implementimin e prioriteteve që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, good governance dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrpusionit.

Në strategjinë kombëtare 2021 – 2025, qeveria parashikon të kompletojë kuadrin gjyqësor të nevojshëm, duke adoptuar strategjinë e re mbi shtetin e së drejtës, duke i rritur integritetin, duke reformuar administrimin e sistemit të drejtësisë, nëpërmjet politikash të reja dhe ndryshimin e nevojshëm të kuadrit ligjor, duke riorganizuar edhe Ministrinë e Drejtësisë për ta arritur vizionin dhe këtë mision. Nga ana tjetër, reforma e drejtësisë është një proces i brendshëm kompleks për të gjitha vendet dhe në rastin tonë edhe për vendet e tjera të rajonit apo edhe për shtetet anëtare të Bashkimit Europian, si për shembull Italia.

Raporti i Komisionit Europian pohon se, megjithëse siguria e komuniteteve jomazhoritare është e qëndrueshme, ka pasur një rritje të incidenteve, kryesisht kundër serbëve të Kosovës në jug të lumit Ibër: djegie, rrëmbime, vjedhje kafshësh dhe mjetesh, vandalizma dhe vjedhje objektesh fetare dhe agresione fizike, midis të shtënave, dëmtimeve personale dhe tentativash rrëmbimi. Sipas raportit, edhe romët e Kosovës, ashkalinjtë dhe egjiptianët janë jashtëzakonisht të prekshëm dhe kanë një akses të kufizuar në shërbime higjenike, ujë të pastër, asistencë shëndetësore, arsim dhe punë. Kujt i detyrohen këto situata diskriminuese kundrejt popujve minoritarë në vend? Çfarë mendoni se duhet të bëjë Kosova për ruajtjen efektive të minorancave? 

Një gjë do të doja të nënvizoja, nuk është gjithmonë një lexim bardhezi i çdo situate eventuale. Kuadri ynë legjislativ për t’i integruar komunitetet minoritare është më përfshirësi i të gjithë rajonit, bile edhe përtej. Çdo institucion, si qendror, ashtu edhe lokal, përfshi një përqindje personash nga të gjitha komunitetet dhe sidomos nga ai serb. Për ta implementuar të gjithë këtë, nevojitet vullnet i mirë dhe besim reciprok i të gjitha palëve. Veç të tjerash, nënvizoj se nuk do të duhej të asistonim më në instrumentalizimin e këtyre komuniteteve më të brishta nga ana e vendeve të tjera dhe sidomos nga liderë politikë të caktuar që e bëjnë për të rritur pëlqyeshmërinë e tyre të brendshme. Në Kosovë të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe trajtohen barazi dhe mund të them me bindje se nga ana e të gjitha institucioneve shteëtrore integrimi i të gjitha komuniteteve ka qenë gjithmonë në majën e listës së prioriteteve. Nuk është gjithmonë e lehtë “to gain hearts and minds” e dikujt që sistematikisht kërcënohet të mos integrohet nga ana e disa eksponentëve politike dhe e mekanizmave të një vendi tjetër. Për këtë duhet të punojmë akoma më shumë me të rinjtë, njerëz që duan dhe duhet të kenë një jetë më të mirë përtej përkatësisë etnike apo fetare. Për këto motiv, qeveria jonë do të mbështesë akoma më shumë programet për të rinjtë në grupet e nënpërfaqësuara, me një fokus mbi vajzat e komuniteteve minoritare dhe personat me aftësi të kufizuar. Do të promovohen të gjitha iniciativat e vullnetarizmit në qendrat e rehabilitimit për të rinjtë. Veç kësaj, do të ketë mbështetje të tjera nëpërmjet programeve specifike për arësimin shtesë, me qëllimin e përfshirjes aktivisht të të rinjve në proceset e vendimmarrjes publike, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal. E gjitha kjo do të bëhet nëpërmjet empowerment të këshillave rinorë të veprimit, funksionimit të Këshillit Qendror dhe të Dialogut Kombëtar të të Rinjve. Bëhet fjalë për mekanizma dhe organizma rinorë për promovimin e parimit “të drejta të barabarta për të gjithë”.

Nëse ka, nga pikëpamja juaj, cilat mendoni se janë limitet e strategjisë së zgjerimit të Bashkimit Europian ndaj Ballkanit? Besoni se ndërhyrjet dhe aksionet e ndërmarra nga Bashkimi Europian brenda strategjisë së tij të zgjerimit kanë në raste të caktuara edhe pasoja negative për Kosovën?

Strategjia e zgjerimit e Bashkimit Europian ndaj Ballkanit ka qenë një çikë më pak entuziazmuese dhe nuk ka hequr akoma një perspektivë realiste të membership europian. Mungesa e këtij elementi mund të ketë pasoja negative në një perspektivë afatmesme në të gjitha vendet e rajonit që aspirojnë në integrim të plotë. Nuk ka më kohë për deklarimet e ”forcimit të procesit të aderimit”, kur ka pak ndryshime mentaliteti. Sot është më e qartë se kurrë, që perspektiva konkrete dhe zbatimi i premtimeve të Bashkimit Europian do të kishte një ndjekje të menjëhershme. Përndryshe heshtjet dhe boshllëqet të mbushen me shpejtësi nga lojtarë të tjerë globalë që janë tashmë të pranishëm në zonë. Në vendet ku ka mbi 90%, në rastin specifik të Kosovës 98%, e mbështetjes së brendshme proeuropiane, duhet vepruar menjëherë. Për Kosovën liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më shpejt pasi është një premtim që pritet prej një dekade, pavarësisht dritës jeshile të Komisionit Europian për plotësimin e 95 kritereve të parashikuara nga road map. Në se nuk hiqet saktësisht road map për një perspektivë konkrete e aderimit në Bashkimin Europian, në Kosovë rrezikon të humbasë besueshmëria ndaj Bashkimit Europian, që – e përsëris – sot është shumë e lartë. Jo pse nuk duam, por sepse të rinjtë tanë nuk mund ta humbasin të gjithë jetën e tyre duke dëgjuar të njëjtat premtime jo të mbajtura, që nuk realizohen për motive krejtësisht politike. Kjo, siç është e njohur, vlen tashmë për të gjitha vendet e Ballkanit.

Në ditët e sotme, cili mendoni se është limiti kryesor i institucioneve demokratike kosovare? 

Jam paksa e çuditur dhe më vjen keq që të gjitha pyetjet janë të konceptuara me nota që kanë një tendencë negative… e kam këtë përshtypje. Megjithat, Republika e Kosovës është demokracia e më e re e kontinentit tonë të vjetër, pavarësisht se kombësia jonë është ndër më të lashtat. Lindja dhe formimi i institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës ka kaluar një proces në fakt të strukturuar dhe, për disa aspekte, edhe kompleks. Akoma më parë se të jenë konceptuara si të tilla, janë muturuar mirë të gjitha vendimet edhe me përfshirjen direkte e shumë aktorëve të komunitetit ndërkombëtar. Pavarësisht kësaj, sot republika jo gëzon një demokraci të pjekur dhe efektive, akoma më shumë nëse i kihet parasysh mosha. Mjafton të lexohet vetëm report i Delegacionit të Bashkimit Europian që ka monitoruar zgjedhjet e 2021, që kanë vlerësuar dhe deklaruar se “Kosova është bërë një shembull demokracie për të gjithë rajonin”. Fatkeqësisht, i njëjti raport ka nënvizuar në mënyrë kritike Listën Serbe, që ka monopolizuar jetën e serbëve në Kosovë, duke kërcënuar deri votuesit e saj. Dhe është saktësisht kjo që po flisja pak më parë, që duhet të ketë një lexim më të thellë dhe të ketë një kuadër të plotë të kontekstit dhe të situatës që të mund të bëhet një analizë e besueshme. Gjithësesi, do të doja të nënvizoja faktin që tek ne ndryshimet e qeverisë ndodhi me rregull, në mënyrë paqësore dhe plotësisht demokratike. Kjo falë votuesve, që demonstrojnë gjithmonë se votojnë me maturi dhe pragmatizëm, përveçse një shoqërie civile shumë aktive dhe mediave plotësisht të lira.

Në çfarë aspektesh Kosova dhe institucionet e saj do të përfitonin nga hyrja e vendit në Bashkimin Europian? 

Këtu efektet janë të shumta dhe shtrihen në gjithë aparatin shtetëror, përveçse natyrisht në atë social dhe ekonomik, do të kishte avantazhe të siguruara nga membership. Stimujt ekonomikë, si në termat e rritjes së PBB, por edhe më shumë punë, rroga dhe pensione më të larta, rritje e tregut të brendshëm e të jashtëm, duke stimuluar edhe kërkesën e brendshme. Pastaj lëvizja e lirë e njerëzve dhe e kapitaleve, e mobilitetit të punës, shërbimeve dhe aksesi i lirë në një treg me miliona konsumatorë. Këto janë disa prej elementëve, por ai më i rëndësishmi do të ishte ndjenja e përkatësisë me familjen e Bashkimit Europian të dhëna nga hyrja e Kosovës dhe nuk i detyrohet vetëm pse jemi gjeografikisht në zemër të Europës, por sepse ndajmë plotësisht vlerat dhe parimet universale e demokratike të Bashkimit Europian.

(nga Geopolitica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

“Krim kundër njerëzimit”, përkujtojhet masakra e Reçakut

Tre liderët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku (LDK), Memli Krasniqi (PDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK), …

Leave a Reply