Banorët e Rinasit sërish në protestë: Na kanë mbyllur, fëmijët nuk kanë si të ikin në shkollë

Banorët e Rinasit kanë bllokuar për të dytën ditë sot rrugën që lidhet me Aeroportin “Nënë Tereza”, për t’i bërë thirrje Autoritetit Rrugor Shqiptar që të kthejë rrugën me dy sense lëvizjeje ashtu siç ka qenë dhe të rrëzojë me urgjencë vendimin që iu bllokon atyre qarkullimin në zonë.

Një banor i zonës, i ulur këmbëkryq, e shprehu qartë arsyen e revoltës nga ARRSH-së për bllokimin e njerit kah të rrugës që iu nevojitet disa fshatrave.

“Me thënë të drejtën, na ka ardhur shpirti në majë të hundës, – tha ai. –  Fshati ynë të gjitha herët ka qenë fshat i butë, në punën tonë, në hesapin tonë, gjithçka e kemi pasur krejt mbarë. Jemi 260 shtëpi e më tepër e nuk kemi pasur asnjë lloj problem me njeri-tjetrin e gjithçka. Vinte puna e votimeve dhe kemi votuar, në komisione kemi qenë, pa probleme fare, fare, fare.

Tani, ja shkolla. Fëmijët do të shkojnë në shkollë nesër, s’e kanë pushim! Nga do të shkojnë?! Pleqtë e vjetër që kemi në shtëpi do të shkojnë tek ambulanca. Ja tek e kemi, 50 metra. Me çfarë do ta çoj plakun unë?! A do ta bie me makinë?

Rruga, varrimi, bujqësia, janë gjithçka për mendimin tonë….Ne jemi mbyllur brenda, siç ka qenë ajo fjala e vjetër, si Oso Kuka! Tashti unë nuk di se çfarë të them tjetër. Ne do të vazhdojmë protestën. Nëse nuk gjejmë rrugëzgjidhje, do të vazhdojmë protestat derisa kur të na plotësohet kërkesa.

E kemi ndier bllokimin e rrugës, se unë kur shkoj të marrë një thes miell, se dikur mbarohet thesi i miellit, do të shkoj në Fushë Prezë se atje e kemi, do të kthehem për Qafë të Kasharit e të vij në Rinasi, se rruga është me një kalim.

Bombola në gaz mbaron, do të shkoj ta mbush, 20 mijë lekë bombola, 20 mijë naftë, ku do t’i marr ato lekë?! Nuk kam llafe më për të thënë, më keq e më dobët më!”

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply