FILE PHOTO: Plastic letters arranged to read "Sanctions" are placed in front the flag colors of EU and Russia in this illustration taken February 28, 2022. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

BE përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, embargo ndaj naftës

Bashkimi Evropian po përgatitet të vendosë sanksione ndaj importeve të naftës ruse për shkak të sulmit në Ukrainë pas një ndryshimi të madh të hënën të pozicionit të Gjermanisë, që mund t’i heqë Moskës një burim të madh të ardhurash brenda disa ditësh.

Komisioni Evropian pritet të propozojë një paketë të gjashtë sanksionesh këtë javë , përfshirë një embargo të mundshme për blerjen e naftës ruse.

Të hënën zyrtarët gjermanë bënë të ditur se vendi i tyre ishte i gatshëm të mbështeste një embargo të menjëhershme të naftës ruse, nga ana e Bashkimit Evropian. Gjermania është vendi me konsumin më të madh të produkteve të energjisë së Moskës.

Eksportet ruse të energjisë, burimi më i madh i të ardhurave të Moskës, deri më tani janë përjashtuar kryesisht nga sanksionet ndërkombëtare lidhur me luftën në Ukrainë. Kievi thotë se kjo nënkupton se vendet evropiane po financojnë luftën e Kremlinit, duke i dërguar Moskës me qindra miliona euro çdo ditë.

“Ia kemi dalë të mbërrijmë në një situatë ku Gjermania është në gjendje ta përballojë një embargo nafte”, tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck të hënën në Bruksel, ku u takua me kolegët e tij të BE-së. “Kjo nuk do të thotë se do të jetë një vendim pa pasoja”, shtoi ai.

Kancelari Olaf Scholz, i cili ka qenë më i kujdesshëm se udhëheqësit e tjerë perëndimorë në mbështetjen që i ka dhënë Ukrainës, ka qenë nën një trysni në rritje për të mbajtur një qëndrim më të ashpër, përfshirë edhe nga vetë anëtarët e koalicionit të tij qeverisës.

Në një intervistë të transmetuar të hënën, zoti Scholz tha se sanksionet do të mbeten në fuqi derisa Presidenti rus Vladimir Putin të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

“Ne nuk do t’i tërheqim sanksionet nëse ai nuk arrin një marrëveshje me Ukrainën dhe ai nuk do ta arrijë këtë përmes një paqeje të diktuar”, tha zoti Scholz për televizionin publik ZDF. Ai shtoi se Gjermania gjithashtu nuk do të pranonte aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Ambasadorët e vendeve të BE-së do të diskutojnë sanksionet e propozuara mbi naftën ruse gjatë një takimi të mërkurën.

“Është e mundur të heqësh dorë nga importet ruse të qymyrit dhe naftës”, tha ministri i financave Christian Lindner për gazetën “Die Welt”. “Nuk mund të përjashtohet fakti se çmimet e karburanteve mund të rriten”, shtoi ai.

Ndërkohë Gjermania e kishte ulur sasinë e importeve të naftës ruse në 12% nga 35% përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën më 24 shkurt, por kishte thënë se i duheshin muaj për ta hequr gradualisht naftën bruto ruse dhe kjo për të ulur ndikimin në ekonominë e vendit.

Pjesa lindore e Gjermanisë në veçanti, mbështeten në karburantin që sigurohet nga një rafineri në pronësi të kompanisë shtetërore ruse të naftës “Rosneft”, që transportohet nga gazsjellësi i epokës sovjetike “Miqësia”, e që shtrihet me mijëra kilometra deri në fushat e naftës në Siberi.

Heqja dorë nga nafta ruse ka të ngjarë të jetë më e lehtë sesa reduktimi i varësisë së Evropës nga gazi natyror rus. Moska ka kërkuar që klientët evropianë ta paguajnë gazin në rubla, gjë që BE-ja e ka refuzuar. Javën e kaluar, Moska ndërpreu furnizimet për Poloninë dhe Bullgarinë. Gjatë takimit të ministrave të Bashkimit Evropian të hënën u diskutua për një përgjigje të përbashkët mbi këtë çështje.

About Redaksia2

Check Also

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do të njohin Palestinën si shtet

Në një veprim të bashkërenduar, Norvegjia, Spanja dhe Irlanda njoftuan sot se do të njohin …

Leave a Reply