Teksa u zbulua një draftmarrëveshje mes Ramës e Bashës për Reformën Zgjedhore, deputeti demokrat Flamur Noka tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se ajo që ka rënë si kambanë alarmi në demokracinë shqiptare është fakti që po bëhet një lojë për të përçarë opozitën dhe synon mbajtjen në fuqi të Edi Ramës.
“Tashmë po dalin hapur pazaret dhe po dalin hapur dallaveret që luhen në kurriz të popullit shqiptar, në kurriz të opozitës dhe demokracisë. Pasi i ngulën thikën PD-së, po mundohen të zbatojnë hapin e dytë të këtij projekti.
Ky draft ka ardhur si informacion që nga momenti kur u mor vesh takimi Rama-Basha. Basha ka shkuar me dy Range Rover, një Vogue dhe një Sport, për t’u kamufluar. U mor vesh që ishin bashkë. Gjatë gjithë darkës është diskutuar ky draft, atë natë në Dhërmi. E gjithë biseda ka qenë rreth këtij drafti.