Kryetari i PD Fushë-Krujë, Agron Loka mbështët protestën e banorëve të Rinasit. Loka shkruan në një postim në Facebook se, kthimi me një sens i rrugës së Rinasit penalizon jo vetëm banorët e zonës, por të gjithë Veriun e vendit dhe ky është një diskriminim që i bëhet nga Rama këtyre banorëve.
Reagimi i plotë
Kthimi me një sens i rrugës së Rinasit penalizon jo vetëm banorët e zonës, por të gjithë Veriun e vendit dhe ky është një diskriminim që i bëhet nga Rama këtyre banorëve.
Rinasi është kthyer në një lloj Kandahari për shkak të lejeve të ndërtimit kuturu të dhëna nga Qeveria dhe Bashkia e Krujës dhe në vend që të ndalen këto ndërtime merret vendimi që penalizon banorët e Rinasit dhe të gjithë veriut.
Zgjidhje nuk është kthimi i rrugës me një sens, por ndërhyrja tek rrethrrotullimii i aeropotit “Nënë Tereza” dhe zgjerimi më pas i rrugës.
Mbështes protstën e banorëve të Rinasit.