Video/ Berisha: Ndal terrorit policesk ndaj banorëve që protestojnë për rrugën e tyre!

Përballë banorëve të Rinasit, të cilët kërkojnë lirimin e rrugës, janë vënë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Për disa minuta ka pasur dhe tension dhe përplasje mes banorëve dhe forcave të FNSH me skafandra. Të paktën një person mbeti i plagosur.

“Shkoni kapni kriminelët. Me ne bëheni trima. Ne kërkojmë të drejtën për të kaluar kalamajtë,” tha një banor.

Pas tensionit u lirua një korsi e rrugës.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen reagoi edhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

“Ndal terrorit policesk ndaj banorëve që protestojnë për rrugën e tyre!” shkruan Berisha.

Paraditja e sotme ishte dita e dyte e protestës së banorëve të fshatit Rinas kundër vendimit të ARRSH-së që rruga drejt aeroportit të ishte me një sens.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply