Rama pengesa e vërtetë i integrimit tonë, jo Brukseli e as Maqedonia e Veriut

Nga Tritan SHEHU

Perseri dhe sot ne Konferencen Parlamentare Adriatiko-Joniane, Rama kerkon te fajesoje qendrimin e Brukselit dhe pengesat ndaj MV, per bllokimin e procesit tone te integrimit (ne fakt kemi bere hapa prapa), prej vitit 2014.

Kjo eshte spekullative per te fshehur te verteten.

Per kujtese ne ato vite u tha se Shqiperia nga mos permbushja e standarteve po pengonte edhe MV.

E verteta eshte se as Brukseli, qe perkundrazi ka qene gjithmone i hapur per nje Shqiperi te integruar ne vartesi te standarteve tona te realizuara, dhe aq me pak MV ka qene pengese per ne, kjo e fundit as mund te jete.

Shqiperia jo vetem ka bere hapa mbrapa ne ate proces prej shume vitesh, por dhe po largohet nga niveli i kerkesave europiane.

Kjo manifestohet nga rritja e kushteve per celjen e negociatave, prej tre aktualisht ne mbi 15, gje qe na largon nga e ardhmja jone jetike dhe e vetme.

Ishte Rama qe nxiti e stimuloi “pengesen” maqedonase pikerisht per te maskuar deshtimin e Qeverise se tij ne ate proces unik per ne.

Eshte Rama, qe po e veshtireson e edhe me shume kete proces duke lidhur tashme Shqiperine edhe me Serbine nepermjet Ballkanit te Hapur, kur orientimi i saj eshte Unioni EuroAsian i Moskes.

Eshte ai qe qellimisht kerkon te anashkaloje projektet e BE per bashkepunim rajonal e integrimin si Procesi i Berlinit, me te tille nisma antieuropeiste, vuciciane e me shtyrje drejt Rusise e Lindjes si “Jugosllavia e Re”.

Rama nuk eshte faktor integrues, perkundrazi, ai me koshience a detyrim lindor e pengon kete proces per Shqiperine, shqiptaret e Rajonin.

Dhe per kete nuk mund te fshihet me as prapa “Brukselit” as prapa Shkupit.

Kjo ka te beje me lidhjet e detyrimet e tij prej faktoreve, qe nuk desherojne e nuk u intereson integrimi yne europian, per interesat apo reminishencat historike te tyre.

 

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply