Rama dekonspiroi aksionin që do kapte në flagrancë parash Dvoranin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ideklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka dekonspiruar një aksion që do të kapte në flagrancë Dvoranin dhe bashkëpunëtorë të tij duke bërë korrupsion.

Sipas Kryemadhit, prova e prishjes së aksionit nga vetë Rama ekziston diku.

“T’i përgjigjem në emrin edhe te shumë të tjerëve që s’e kanë dot mundësinë.

E di shumë mirë që Ardian Dvorani ka një histori të fshehur ku Rama dëmtoi një aksion i cili kapte në flagrancë Ardian Dvoranin e shumë të tjerë në një aferë korruptive.

Ai e di mirë që kjo gjë nuk prishet se diku është.

E dyta Rama kërcënon SPAK duke ngritur akuza të dretpërdrejta ndaj SPAK por duhet të tërheqë të gjithë drejtorët e bashkisë te Tiranës që mos rrinë më poshtë pallateve të prokurorëve të SPAK”, u shpreh Kryemadhi duke i përgjuar ata. a.b

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply