Kritikja e artit, Carla Glori ka zbuluar identitetin e vërtetë të Gioconda

Bëhet fjalë për Bianca Giovanna Sforza, që ka shërbyer si modele si për Monna Lisa, ashtu edhe për fytyrën e San Giovanni tek Darka e Fundit.

Dan Brown e ka gjetur kur ka shkruar se i përket një gruaje fytyra e San Giovanni e portretizuar në Darkën e Fundit të Leonardo da Vinci. Fytyra, thekson Carla Glori, kritike arti, është ajo e Bianca Giovanna Sforza dhe është e njëjta me Gioconda. Misteri i Gioconda së Leonardo da Vinci do të zbulohej përfundimisht nga studiuesja italiane dhe me të pikëpyetje të tjera që kanë shqetësuar për shekuj me radhë kritikë dhe historianë arti. Ndoshta. Gioconda do të ishte Bianca Giovanna Sforza, që ka shërbyer si modele për Leonardo edhe për fytyrën e San Giovanni të Darkës së Fundit. Dhe ura që Leonardo ka riprodhuar në sfondin e Gioconda, do të ishte Ura e Djallit të Bobbio, në provincën e Piacenza, pak kilometra larg nga fshati i Pierluigi Bersani, nga i cili e ndajnë jo vetëm një pak rrugë, por edhe ndjenja e superioritetit e bobiezëve, jo vetëm për çështje lartësie, por edhe intelekti.

Bianca Sforza vdiq më 23 nëntor të 1496, në moshën 14 vjeçare: ishte martuar prej pak muajsh me Gian Galeazzo Sanseverino, zoti i Bobbio. Giocondo qe ai që tregoi tek San Colombano vendin e manastirit të mundshëm që pastaj San Colombano ngriti në Bobbio. Emri i tij do të ishte e lidhur edhe me origjinën e kështjellës që Ludovico il Moro i dhuroi të martuarve. Kur Leonardo nisi Gioconda, nuk ishte martuar akoma (Gioconda është pa unaza) dhe i kishte vdekur një vëlla apo vëlla për babë dhe ky, në rindërtimin e Carla Glori, do të justifikonte velin e veshjen e zezë dhe mungesën e çdo bizhuterie. Janë elementë të besueshëm dhe shkencorë në mbështetje të tezës së Carla Glori lidhur me identitetin e Bianca Giovanna Sforza – Gioconda – San Giovanni. Pastaj Dan Brown ndoshta ka ecur tangent drejt teorive të guximshme tël Jezù Krishtit të martuar me Madelenën me fëmijë në kaskadë. Pastaj ka edhe një zbulim tjetër të bërë nga Carla Glori, më pak eksitues, por më shumë intrigues: ura që shërben si sfond i portretit të Gioconda. Do të ishte Ura e Djallit të Bobbio (Pc) dhe kjo duket e qartë; por misteri është pse, nga të gjitha urët që Leonardo duhet të ketë parë në jetën e tij, pikërisht këtë të Bobbio ka zgjedhur.

E ka përcjellë sajti Insideart që sipas Carla Glori fytyra e Gioconda “do të ishte” tejet e përputhshme” me atë të San Giovanni të Darkës së Fundit, [sipas studimeve të saj] në pikturën e famshme, tek e cila kishte identifikuar modelen tek Bianca Sforza, e portretizuar në sfondin e Bobbio. Në konfort të tezës së saj, Glori citon dëshminë e Antonio de Beatis, e datuar 1517, ku shpjegon se personazhet e “Darkës së Fundit” “janë portrete natyrale të mës shumë personave të oborrit dhe të milanezëve të asaj kohe, me staturë të vërtetë”. Përtej konfrontimit “të bërë në kompjuter midis proporcioneve të fytyrave të Gioconda e të San Giovanni (të drejtuara për të evidentuar ngjashmërinë e profileve në pikat e tyre), sipas agjencisë ANSA, konfirmon tezën e Carla Glori “ndërthurjen biografike midis historisë personale të vajzës Sforza dhe atë të Leonardo në qëndrimin e tij të parë milanez. Leonardo e njihte mirë vajzën e parë e parë të Dukës së Milanos Ludovico il Moro, e vdekur në mënyrë të mistershme më 23 nëntor 1496, pak pas martesës me Galeazzo Sanseverino.

“Vdekja e Bianca Giovanna ndodhi pikërisht ndërsa Leonardo po punonte për Darkën e Fundit, në periudhën ku, sipas tezës time, ishte ende e impenjuar në portretin e martesës të titulluar më pas La Gioconda. “Identifikimi i Gioconda tek Bianca – domethënë Giovanna e quajtur Bianca – Sforza forcon një qasje historike biografike domethënëse hipotezën e ngjashmërisë midis fytyrës së Gioconda dhe asaj të apostullit Giovanni nuk është aspak e rastësishme apo gjithësesi formale, por thellësisht e rrënjosur në historinë e familjes Sforza dhe të Chiesa di Santa Maria delle Grazie (e parapëlqyer nga Moro) në periudhën ku Leonardo kreu Darkën e Fundit. Bianca, ndërsa Leonardo pikturonte Darkën, ishte varrosur para pak kohe në Santa Maria delle Grazie”.

Por këtu jemi midis studiuesish dhe profesorësh, jo shkrimtarë thrillei dhe kështu që “të konkludosh mbi faktin se fytyra e Giovanni është femërore nuk ngjall as kthesa ezoterike, aq më pak implikime fetare (siç ndodh për shembull në romanin e Dan Brown), por nënvizon ekskluzivisht zgjedhjen e kryer nga Leonardo për t’i dhënë fytyrës së pastër dhe virgjërore të Giovanna Bianca apostullit Giovanni të përkëdhelurit të Krishtit dhe të përcjellë edhe ai me karaktere pastërtie”. Gioconda do të ishte portreti martesor i vajzës, më pas i pezulluar prej vdekjes së modeles, i sjellë në jetë nga Leonardo në arratinë nga Milano në 1499 për ta përfunduar më pas në një moment të mëtejshëm. Për portretin, Leonardo duhet të ketë punuar në të njëjtën periudhë në të cilën trajtonte Darkën e Fundit. Raffaele Castagno, në edicionin e Parma të Repubblica.it, bazuar mbi një libër të Carla Glori (“Enigma Leonardo: Gioconda, në kujtim të Bianca”) e ka krahasuar Gioconda e Leonardos me një “lloj harte gjeografike që mundëson të arrihet deri tek identiteti i gruas misterioze të pikturuar. Po pasi peizazhi tjetër nuk do të ishte veçse lugina e Bobbio dhe ura e ashtuquajtura Ura e Djallit apo Ura Gungaçe mbi Trebbia” në atë që Ernest Hemingway e quajti “lugina më e bukur e botës”.

Vazhdon Raffaele Castagno: “Misteri është tek ADN e urës. Legjenda e do që ajo është ndërtuar nga djalli (nga këtu emri): Satanai e realizoi në një natë të vetme, pasi kishte nënshkruar një pakt me San Colombano, që i premtoi në këmbim shpirtin e udhëtarit të parë që do ta kalonte. Por shenjtori e kap gafil djallin, duke kaluar sipër një qenush”. San Colombano është një personazh dominues në historinë e Kishës katolike. Irlandez nga lindja, e përshkoi Europën nga veriu në jug, kaloi kohë në oborret e mbretërve dhe mbretëreshave franke, krijoi një rregull manastiror dhe manastirin e San Colombano në Bobbio, ku edhe vdiq në moshën 75 vjeçare më 23 nëntor të 615, pikërisht 1499 vite më par. Ura e Gioconda, thekson Carla Glori “është ajo e Trebbia dhe pezazhi ai i fushave përreth Bobbio”. Carla Glori, përcjell Raffaele Castagno, “mendon se struktura harkore e urës së pikturuar i korrespondon krejtësisht me Urën e Djallit. Në pikturë do të ishte edhe një rrugë gjarpërushe krejtësisht e dukshme në Bobbio. Por Leonardo a i kaloi ndonjëherë nëpër këto vepra? Glori mendon se po. Qyteti ishte një qendër e rëndësishme kulturore, e famshme prej bibliotekës së tij, një atraksion që do ta shtynte Leonardon të vizitonte vende, që më pas, disa vite më pas, ndoshta në Francë, do të hidhte në telajo, duke rievokuar kujtime dhe veçanti të kujtesës së tij”.

Jo të gjithë janë dakord. Midis zërave kritike, “më autoritari është ai i Martin Kemp, profesor në Oxford (tani në pension) dhe ndër ekspertët më të lartë të Leonardos: “Portreti është thuajse me siguri ai i Lisa del Giocondo, për sa pak romantike dhe pak misterioze mund të jetë ideja. Ka pasur shumë tentativa për ta individualizuar vendin specifik të peizazhit dhe ngjashmëria me urën e Bobbio nuk më duket kaq e afërt. Kam rezerva të mëdha për të gjitha tentativat e gjetjes së domethënieve të fshehta në veprat e artit të Rilindjes”. Ndonjë dyshim e hedh edhe gazetari Massimo Polidoro, midis ekspertëve të mëdhenj në fushën e misterit. Në thelb Polidori nënvizon sesi mungon çdo element dokumentar mbi vizitën e Leonardos në Bobbio, që duhet të ketë ndodhur përpara 1472 (vit i shkatërrimit të urës), fakt i konsideruar i pamundur (përpara kësaj date Leonardi ishte një djalosh stazhier në dyqanin e Verrocchio). Pastaj, për sa i përket indicieve të përhapura në kuadër, gazetari kujton se më parë incialet e famshme në sytë e Gioconda qeënë lexuar si C E apo C B.”. Leonardo mund të ketë kaluar në Bobbio në spostimet e tij midis Milanos, Firences dhe Romës. Apo të ketë shkuar si mik i vetë Bianca Sforza, jeta e shkurtër dhe fundi i së cilës u mbështollën nga një mister janë një pikë apasionante e rrëfimit të Carla Glori në blogun e saj.

(nga Blitz Quotidiano)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply