Rama mes dy miqve të tij serbë, Berisha: Mungon vetëm Lukashenko!

Kryeministri Edi Rama u shfaq mbrëmjen e kaluar mes serbit të Bosnjës, Milorad Dodik i cili është shpallur non grata nga SHBA dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Lideri i PD, Sali Berisha, teksa komenton foton e Ramës me miqtë e tij serbë, shkruan se ‘mungon vetëm Lukashenko’, udhëheqësi i Bjellorusisë.

Në darkën joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell, Rama duket mjaft i qeshur dhe tregon qartë miqësinë që ka me serbët.

“Mungon vetëm Lukashenko”, shkruan Berisha krah fotos së publikuar në rrjete sociale.

About Redaksia

Check Also

Veliaj kërcënon Ramën nga burgu: Kur unë të flas, do të jetë lajmi i fundit

Kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në burg, por komunikimin e tij …

Leave a Reply