Berisha: Rama si padroni i tij Vuçiç! Largoi Shqipërinë nga BE dhe shqiptarët nga vendi

Ish-Kryeministri Sali Berisha i cili më 22 maj garon për kryetar të Partisë Demokratike pas takimit me demokratët e Lezhës, ka takuar edhe ata të Shkodrës teksa shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu.

Berisha u shpreh se paratë e shqiptarëve shpërdorohen dhe pasurohet qeveria. Berisha deklaroi se, kryeministri Edi Rama largoi Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

“Më çonte mesazh një demokrat. Doktor më thoshte, të gjitha fondet ua japin socialistëve. Kryeministri Edi Rama s’mund të luajë me fatin e vendit.

Rama mos të cënojë interesin kombëtar. Rama ka përzënë shqiptarët nga vendi. Nuk votoi tre ligje për statusin. Ai përdor varfërinë për shpopullimin. Rama mendon si padroni i tij, Vuçiçi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply