Ish-Kryeministri Sali Berisha teksa prezantoi para demokratëve të Durrësit platformën e tij për të marrë drejtimin e selisë blu, pasi më 22 maj mbahen zgjedhjet për kryetar të PD, deklaroi se Rama ka gjetur një kukull opozitë që merret me ta, por kjo kohë ka marrë fund.
Berisha deklaroi se Rama shpirtin se ka të qetë ndërsa shtoi se PD-ja e vërtetë pas rikthimit të tij e ka mundur tre herë dhe do ta mundë në çdo garë.
“Shpirtin s’e ka të qetë. Vendi ka opozitë të vërtetë tani. Më duhet t’i them se PD e vërtetë dhe në këmbë të ka mundur tre herë dhe do të të mundë në çdo garë. Edi Rama, je i pashpresë, ta kesh të qartë.”-tha Berisha.
Berisha solli në vëmendje plagosjen me armë zjarri të ish-kreut të FRESHm Ardit Kërtusha një ditë më parë në qytetin bregdetar të Durrësit.
“Më lejoni t’ju lexoj çfarë ndodh në partinë tjetër, sipas një aktivisti të kësaj partie. Thotë që: Dëgjova me vëmendje, nuk iu besova veshëve të mi për ato që tha kryetari për Edi Ramën, por pyeta, mora në telefon dhe i thash si qe ky problem?
Kryetarët do t’i caktonte komisioni zonal pa votë, në fakt ai nuk thoshte, por pas dy ditësh u prova se do i caktonte edhe plumbin jo në zarf, por edhe drejt tij, siç ndodhi me Kërtushën këtu. Kjo është vota që ka PS”, deklaroi Berisha.