Një ditë, dy data, dy ngjarje të kobshme!

Nga Adriana KALAJA

1 ditë.
2 data.
2 ngjarje të kobshme!

Më 17 maj 2017 u projektua shkatërrimi i PD-së dhe i Opozitës Shqiptare.
U shkatërrua pluralizmi, demokracia dhe vota.
Më 17 maj 2020 u shkatërrua Teatei Kombëtar.
U shkatërtua historia, identiteti dhe trashëgimia kulturore.
Ne ishim aty.
Ne ju pamë.
Ne nuk harrojmë.
Nuk po flas edhe për një të tretë ditë që lidhet me 17 majin.
Atë po ja lë ambasadores Yuri Kim.
Për dy ngjarjet e para të tre janë përgjegjës mdaj të tre e shumë mvështetës të tyre do mbajnë përgjegjësi.
Ne pamë sesi në sytë tanë në këto vite u shemb Opozita Shqiptare.
E njëjta marëvedhje që shembi dhe Teatrin Kombëtar, megjithëse me fadromë këtë rradhë.
Por ne nuk harrojmë.
Me shembjen e Teatrit Kombëtar, ju i hoqët oksigjenin Tiranës.
Me shembjen e Opozitës, ju i morët frymën Shqipërisë.
Por,
Ne nuk harrojmë.
Ne nuk dorëzohemi.
Besimi në Kauzën e Teatrit dhe mbështetja e jashtëzakonshme e qytetarëve dhe e Presidentit Meta, bëri që të fitojmë betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese.
Kështu do fitojmë edhe betejēn penale që përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë dhe pas hekurave.
Ne do ta bëjmë të mundur se ne e deshëm dhe e duan këtë Kauzë pa kushte dhe pa interes.
Ne do ta bëjmë të mundur se Qëndrestarët e Kauzës së Teatrit vazhdojmë betejën çdo ditë edhe pas 17 majit të 2020.
Ata njerëz të mirë e me vlera, ne integritet e parime që nuk u gjunjëzuan dhe nuk u shitën kurrë.
Mirënjohje pafund për këdo që kontriboi dhe vazhdon të kontribojë për Kauzën e Teatrit.
Për ata aë vazhdojnë betejën ligjore që me shpërblimin nga ata që e prishën,
Teatri të Rindërtohet,
ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.
Ne do ja dalim.
Kur gjërat bëhen me zemër, gjithmonë fitorja arrihet.
Sepse,
Fitorja i përket guximtarëve.
Ps: Po pres lulen mavi të rradhës qē do publikojë ambasadorja Kim me rastin e 17 majit te LGBT, ashtu si në vitin 2020 kur artistët nxirreshin me pranga nga Teatri Kombëtar.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply