Nga Belind KËLLIÇI
Kjo është dora që shkatërron. Këta janë vrasësit e kulturës, të trashëgimisë kulturore, të hapësirave dhe gjelbërimit. Janë klientë të korrupsionit, nxitës të kaosit, trafikut dhe betonit.
“Kjo osht Tirona jonë” e Edi Ramës, plani në mendjen e tij të sëmurë që kur ishte ministër i kulturës. Një kryeqytet pa teatër por me shumë kulla në ndërtim.
Qyteti ra kur ra Teatri!
Edi Rama dhe Erion Veliaj goditën qëllimisht teatrin për të instaluar diktatin e klientelës së tyre në zemër të Tiranës, për t’i treguar shqiptarëve se kush udhëheq këtu: pastruesit e parave të pista, bijtë e atyre që shkatërruan kisha, xhami e teqe; janë e njëjta farë shkatërrimtarësh.
Në kulmin e pandemisë, Edi Rama dhe Erion Veliaj realizuan aktin më të shëmtuar në historinë e Tiranës. Një krim pa ndëshkim.
Gazeta RD