Mashtrimi i Gjekmarkajt me vizitën në SHBA

Agron Gjekmarkaj, pak ditë më parë ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në deklaratat e tij dhe në rrjete sociale, e trumbetonte si vizitë në emër të opozitës.

Për më tepër, Gjekmarkaj deklaronte se ka takuar zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Unë jam shumë i nderuar që gjendem në Uashington. Kam një moment krenarie në impenjimin tim publik, faktin që jam ftuar dhe jam pritur në Departamentin e Shtetit, apo edhe në vizita të tjera të rëndësishme që kam pasur në institucione të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë këtyre tri ditëve që jam në Uashington”, deklaronte Gjekmarkaj në intervistën e dhënë te ‘Zëri i Amerikës”, me datë  21 prill 2022.

CNA.al i është drejtuar Kuvendit, për të mësuar se në çfarë cilësie ka shkuar Gjekmarkaj në Amerikë, nga kush ishte ftesa dhe sa ka kushtuar edhe gjithë “shëtitja” e tij atje.

Kuvendi ka konfirmuar versionin e CNA.al e cila ka raportuar se Gjemarkaj ka shkuar në SHBA si i ftuar nga një OJF, në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply