Shehu-Alibeajt: Balla ju vuri në lojë, o skllevër!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha se dështimi i negociatave mes Ballës dhe Alibeajt për çështjen e Presidentit pritej të përfundonte kështu, pasi siç tha ai demokratët me në krye Alibeajn u bënë pjesë e lojës së Ramës. Madje Shehu i cilësoi ata si skllevër.

“Me sa turp përfundon kur bëhesh një “lodër” në duart e Ramës! Ai mbasi të perdor të flak, edhe për të të poshtëruar, gjë që në fakt këto ”lodra” e meritojnë plotësisht atë. Kështu përfundon!

Para pak minutash mora një njoftim depersonalizues nga ata, që i hynë asaj loje të turpeshme, për tu bërë “gjethe fiku” e Ramës. Anullonin atë mbledhje të orës 16 të “grupit parlamentar” ku, sic kishin deklaruar do të votonin për të zgjedhur “Presidentin”, në një grup jo me të madh se rreth 20 deputetë.

Dhe kjo mbas asaj komedie që u luajt “live” nga Kryesia e Kuvendit, ku Balla vetëm i vuri në loje ata “skllever” të papërgjegjshëm përballë tij. Dhe ku Alibeaj u tregua i gatshëm jo vetëm ta përçajë opozitën e PD, por ta katandiste atë në rreth 10 deputetët, aq sa i duheshin PS për të arritur “numrin e cilësuar”, pra në realitet ai e nxorri në “shitje” atë. Nuk e di pse po më kujton kjo Esat Pashën, kur po “shiste” Shqipërinë!

Për hir të së vërtetës i paralajmëruan edhe autorët e asaj komedie denigruese, por dhe disa aktorë që u përfshinë në atë…ndoshta pa u thelluar në atë çfarë po ndodhte. Sidoqoftë shpresoj ajo çfare ndodhi të jetë një “mesim” i mirë për të dytët, se të parët siç duket e kanë marrë rrugën e ….”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Kreu i SPAK: Në ndërtim po pastrohen paratë krimit, paratë e mafias pastrohen në Banka

Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton sot në Komisionin e Ligjeve për raportin vjetor …

Leave a Reply