AMA, institucion i censurës, Rama dhe Basha emëruan njerëzit e tyre më besnikë

Sali BERISHA

Akuza ndaj AMA-s, Berisha: Funksionon si institucion i censurës!

• Berisha: Rama dhe Basha emëruan në AMA njerëzit e tyre më besnikë!

• Berisha: Rama armik i fjalës së lirë! Dhunë verbale dhe kërcënime ndaj gazetarëve. Krijoi Ministrinë e Dezinformimit!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË FOLTOREN E KUVENDIT

Zotërinj deputetë, zonja deputete,

zonja drejtuese e seancës, të dashur qytetarë dhe qytetare,

Sot këtu debatohet për një institucion i cili me të gjithë potencialin e tij dëshmoi se është i gatshëm të funksionojë si institucion i censurës.

Si asnjëherë në ekzistencën e këtij institucioni, Edi Rama dhe mjerisht peng-Basha emëruan kryetar dhe zv/kryetar njerëzit më besnikë të tyre. Në vend që ai institucion të drejtohej nga përfaqësues relativisht të pavarur ose gjysmë të pavarur të mediave. Është e kotë të diskutosh se kurrë ndonjëherë nuk ka patur shkallë ekstreme politizimi. Megjithë kërkesën, insistimet e mediave, e institucioneve ndërkombëtare që ky institucion të jetë i balancuar, të jetë më i pavarur, më i paanshëm.

Ndaj dhe nuk ia vlen t’i kushtosh as edhe një minutë më shumë institucionit të AMA-s, por do të ndalem këtu në gjendjen dramatike që ekziston për mediat dhe fjalën e lirë në Shqipëri.

Narkoshteti, apo autokracia e narkoshtetit është në vetvete shteti shtypës i lirive, të drejtave të individit, n ë seri, por edhe fjalës së lirë e lirisë së mediave në veçanti. Janë të zakonshme aktet banditeske të qeveritarëve ndaj gazetarëve, ndaj mediave të lira, janë të zakonshme sulmet agresive staliniste të qeveritarëve ndaj mediave që shkruajnë kundër tyre. Por, në rast se bëjmë një shumim, dy janë armiqtë më kryesorë të fjalës së lirë në Shqipëri. Njëri quhet Edi Rama i cili përveç sjelljes të dhunshme verbale, përveç fyerjeve, ndëshkimeve absurde ndaj gazetarëve për shkak të pyetjeve që i bëjnë, ai krijoi edhe Ministrinë e Dezinformimit i frymëzuar nga regjimet autokratike, Ministrinë e të Vërtetës, përgatiti ligjet për të dënuar të gjitha portalet që nuk i nënshtrohen atij, ndërmerr sanksione dhe ushtron presion mbi pronarët e mediave, në rast se linjat editoriale të tyre nuk përputhen plotësisht me qeverinë.

Edi Rama i lejon vetes të përdorë fyerje, sharje, kërcënime ndaj gazetarëve për të cilat do ta kishin lakmi edhe etërit e tij, ish-xhelatë të fjalës së lirë.

Me fjalorin e tij, ai është bërë i famshëm edhe në Europë, me ndëshkimin që iu bën gazetarëve për pyetjet që nuk i pëlqejnë, deri te remishencat e fëmijërisë së tij kur gjyshja i thoshte mos u zgërdhi si budalla, ai i thoshte gazetarit se gjyshja më ka thënë se nga buzët e budallait dalin vetëm buzëqeshje. Në fakt, është një atribut personal i gjyshes së tij, të cilën ai, njeri me një kulturë mizerabël, ta themi siç është, e gjithë pasuria e tij bazohet në filmat e Kinostudios Shqipëria e Re dhe në librin e mashtrimeve të Nastradinit, për të cilat e tejkalon. Po kaq, armik i fjalës së lirë është edhe Erion Veliaj. Erion Veliaj përbën variantin më të shëmtuar të zyrtarit, të qëndrimit ndaj fjalës së lirë, ndaj gazetarëve, ndaj pronarëve të mediave. A mund të imagjinoni ju që të dy këta zotërinj vijnë nga Shoqëria e Hapur e George Soros, këta janë fabrikate të Shoqërisë së Hapur, e cila për definicion, duhet të jetë e kundërta.

Pra, kemi të bëjmë me një situatë dramatike e cila vetëm këtë vit dhe AMA ka shkallën e vet të përgjegjësisë, a i keni vënë re këto ministre të nderuara, jo dhe aq, i nxjerr si gazetare para mediave për të mos i lejuar gazetarët të flasin atë që duan të thonë, për sektorin, i bën këto gazetare. Ndodh kund kjo në ndonjë vend? Ndodh vetëm në kanabistan.

A keni konstatuar që nuk i lejon ministret dhe ministrat të vijnë në debate? E kanë të ndaluar. Përballon debatet me njerëz të paguar. Deformimet këtu janë të shkallës maksimale. E mbyll duke denoncuar shkeljet e rënda dhe duke iu bërë thirrje gazetarëve, një aleancë të re, një aleancë për të vërtetat e mëdha të çdo kombi të lirisë së tij. Të bëjmë gjithçka për transparencë të plotë dhe për t’i dhënë duart sa më shpejt këtij regjimi autokratik.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply