Mourinho nga Tirana: Stadiumi i bukur, por mëkat për kapacitetin…

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka zhvilluar një konferencë për shtyp pasi mbërriti në Tiranë bashkë me ekipin.

Ai është shprehur se nëse Roma fiton, një shqiptar ngre kupën duke iu referuar faktit se aty luan Marash Kumbulla dhe kjo shpjegon faktin se pse shqiptarët janë më shumë pro Romës.

Sa i përket stadiumit, “Special One” tha se, është shumë i bukur, por dukshëm një mëkat për kapacitetin.

“Para se gjithash gaboj pak në analizë sepse mendoj që e vetmja arsye pse ekziston kjo ‘feeling’ pro Romës është sepse kemi një lojtar shqiptar. Më duket gjëja më logjike, më normale. Nëse Roma fiton, një shqiptar ngre kupën. Kjo mendoj ka një domethënie. Kam luajtur një superkupë europiane, Manchester United-Real Madrid në Maqedoninë e Veriut, ishte shumë bukur. Ishte shumë bukur.

Një vend, një qytet në festë me një mundësi unike për të pasur një superkupë europiane Real Madrid, Manchester United. Edhe në Tiranë është e njëjta gjë. Kemi ardhur dhe është e thjeshtë për të kuptuar që është një moment i rëndësishëm për ta, një moment që e meriton si vend për rritjen që ka pasur. Stadiumi është shumë-shumë i bukur. Dukshëm një mëkat sepse kapaciteti nuk është ai që do mirëpriste gëzimin e më shumë tifozëve por jam shumë i lumtur që vij për të luajtur këtu”, tha Mourinho.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply