Tirana pa tualete publike, holandezët urinojnë pranë Bashkisë

Mungesa totale e tualeteve publike në Tiranë ka sjellë edhe veprimet e pritshme të tifozëve të huaj të dehur, të cilët presin të shohin nesër ndeshjen finale mes Romës dhe Feyenoord​ në Air Albania.

Përveç tualeteve të ndonjë qendre tregtare apo ndonjë tualeti të pisët tek parkingu i Sheshit Skënderbej është thuajse e pamundur që në Tiranën e Erjon Veliaj të “kryesh punë” në tualete publike.

Këtë e ka vërtetuar akoma më shumë prania e një numri të madh tifozësh të cilët në mungesë të tualeteve publike kanë filluar të urinojnë në qendër të Tiranës.

Sipas qytetarëve që kanë dërguar videon e mëposhtme, tifozët ishin holandezë pasi bërtisnin në rrugë “Rotterdam, Rotterdam…”.

 

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply