Shpërthen dhuna në Tiranë, tifozët e Feyenoord rrahin brutalisht qytetarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Panorama Sport raporton se një shtetas shqiptar është rrahur në mënyrë brutale nga tifozët e ekipit të Feyenoord.

Sipas informacioneve paraprake ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur te zona e “9 katësheve” në kryeqytet.

Siç duket dhe nga pamjet i plagosuri ndodhet i shtrirë në trotuar, i pamundur të ngrihet në këmbë dhe i mbuluar me gjak në pjesën e fytyrës.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

About Redaksia

Check Also

Seriali tjetër i përgjimeve në Monaco/ Çfarë paralajmëron Ahmetaj

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta në emisionin “Çim Peka Live”, ku paralajmëroi …

Leave a Reply