Berisha: Gabojnë rëndë ata të cilët kërkojnë përballje me opozitën e vërtetë!

Sali Berisha: Mefail Maliqi është gazetar veteran, me kontribute të veçanta në formimin e konfederatës helvetike për zhvillimet në Kosovë, dhe veçanërisht Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë!

Pyetje: Zoti Berisha, pse Shqipëria apo më mirë të themi pse Tirana zyrtare heziton të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në NATO, dhe 2, mendoni se qeveria e Tiranës ka harruar shqiptarët e luginës së Preshevës. Lugina nuk kërkon nga Rama 400 milionë euro në vit siç jep Vuçiç në vit për serbët e Kosovës, por thjeshtë një mbështetje simbolike, madje për të justifikuar kushtetutën e Shqipërisë në të cilën thuhet qartë se shteti shqiptar duhet të kujdeset për shqiptarët jashtë vendit?

Sali Berisha: Zoti Maliqi siç e keni marrë vesh ju Edi Rama ka qenë i vetmi kryetar qeveria në samitin e fundit të NATO që ka mbrojtur Serbinë dhe Vuçiçin, gjë që habiti të gjithë audiencën e nivelit më të lartë në atë samit, dhe morri falenderimet më të zjarrta nga qarqet më ultranacionaliste të Beogradit, për fshi këtu presidentin Serbo Madh, Aleksandar Vuçiç. Atëherë midis Kosovës dhe Serbisë, midis Serbëve dhe Shqiptarëve Edi Rama ka zgjedhur anën e Serbëve dhe jo shqiptarëve. Nuk mund të kërkojë ai anëtarësimin e Kosovës në NATO sepse siç e dini ju ai ka pasur projekte ogurzeza për ndarjen e Kosovës së bashku me Aleksandër Vuçiç.

Për sa i përket Preshevës, Bujanovcit dfhe Medvegjës, qytetarët e këtyre komunave që janë dhe qytetarët më të shtypur në Evropë, me të drejta më të kufizuara, një politikë të qartë spastrimi etnik i cili as në kohë luftërash nuk mund të organizohej ndryshe nëpërmjet adresash, gjetjes apo mos gjetjes me anë të kontrollove policore etj, ata nuk mund të presin nga Edi Rama dhe s’duhet të presin asnjë lloj ndihme, por të kenë kujdes nga thikat pas shpine që ai mund t’u fusë nga bashkëpunimi me regjimin e Beogradit.

Pyetje: Ditën e sotme pritet që të mësohet nga PS emri që do i propozohet Kuvendit, për Presidentin e republikës. PD dhe ju do të merrni pjesë në seancën e nesërme, apo vota juaj është e paracaktuar ndaj çdo emri që do të propozojë Edi Rama?

Sali Berisha: Ne nuk i njohim të drejtë legjitime Edi Rama për të propozuar Presidentin e Republikës, duke pasur parasysh masakrën, batërdinë e madhe zgjedhore që ai bëri me armatën e patronazhistëve, me përdorimin e të gjithë segmenteve të shtetit në fushatë elektorale, me përdorimin e dumanëve dhe bandave dhe sasinë kolosale të parave të krimit anë e mbanë vendit. Ne kemi bindjen më të thellë se zgjidhja e vetme do të ishte e drejtë një president i propozuar nga opozita. Edi Rama, në vend të kësaj praktike e bazuar në dokumente analoge ndërkombëtare siç është rezoluta e Parlamentit Europian e vitit 2002, zgjodhi lojën me kukulla dhe pseudoopozitë. Një lojë që mund të quhet si një shpifësirë e neveritshme. I kaloi raundet me gjasme, “po ja, po pres nga opozita”, manipuloi në mënyrë në mënyrë të paskrupullt dhe sot mbledh Kryesinë për t’i komunikuar presidentin dhe për të marrë kështu 100% të pushteteve në këtë vend, njësoj si Aleksandër Lukashenko. Edi Rama nga nesër do të quhet në të gjithë Evropën, Aleksandër Lukashenko Bis. Sepse ai sot ka 91 % të pushtetit, me marrjen dhe të presidencës ai shkon në pushtet absolut. Kjo është një detyrë urgjente e opozitës, PD dhe aleatëve të saj që ti japin Edi Ramës përgjigjen më të merituar dhe të mundshme!

Pyetje: Do jeni nesër në Seancë?

Sali Berisha: Për të votuar kundër do jemi. E kemi një rezolutë në Këshillin Kombëtar që nuk pranon bojkot, do jemi aty dhe do votojmë kundër.

Pyetje: Cili do ishte qëndrimi juaj nëse Edi Rama do propozonte sot Ardian Dvoranin për presidentit, i cili ka marrë vlerësimin nga SHBA si kampion i luftës në Drejtësi?

Sali Berisha: Presidenti nuk zgjidhet këtu për ndonjë shtet të SHBA-ve apo ndonjë shtet tjetër, ai zgjidhet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në rast se ka ndonjë gjykatës që simbolizon korrupsionin dhe konfliktin e interesit, më shumë se çdokush tjetër që unë njoh në sistemin e drejtësisë është Dvorani i partisë. Kjo është konsiderata ime për të.

Pyetje: Pothuajse se pas një orë nis votimi për të zgjedhur nënkryetarët apo sekretarët. Ndërkohë pak ditë më parë ka pasur akuza nga anëtarja e kryesisë Edith Harxhi po ashtu dhe nga Evi Kokalari për orientim vote. A do të thotë kjo se drejtuesit e lartë janë të paracaktuar, keni komunikuar me ta dhe cila është garancia që i jepni demokratëve se ky proces nuk është i paracaktuar?

Sali Berisha: Asnjë proces nuk është i paracaktuar. Ajo që mund t’ju them unë ju, lobimi është një problem në çdo proces zgjedhor. Dhe vetëkuptohet se si kryetar partie, për mua është një proces shumë i papëlqyeshëm. Por të garantoj se kudo që unë kam parë votime në Partitë Demokratike, kam parë dhe lobime, kjo është e vërteta, kam parë dhe lobime. Nuk ka pasur proces më transparent se zgjedhja e kryesisë, por kaq transparent do jetë dhe përzgjedhja e nënkryetarëve, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të PD-së. Pra ajo çka unë garantoj, është transparenca e plotë. Lobimi nuk më pëlqen por të them që mund ta ndaloj, me gjithë dëshirën që do të kisha e konsideroj të pamundur. Bej thirrje që secili të votojë i pandikuar, në përputhje me vullnetin dhe ndërgjegjen e tij. Kjo është ajo çka unë mund të përgjigjem.

Pyetje: Sot pritet të zgjidhen dy nënkryetarët e PD, dhe siç e parashikon statuti një prej tyre është automatikisht dhe kryetar i grupit parlamentar. Këtë ndryshim ju duhet tia paraqisni me shkresë Kuvendit. Çfarë do të ndodhë nëse Kuvendi nuk do të pranojë asnjë shkresë me firmë apo vulë të një partie që ende nuk është regjistruar në gjykatë?

Sali Berisha: Partia është e regjistruar në gjykatë. Ka një vendim dhe gjykata i ka dhënë 100% të drejtë PD-së. Ka një përpjekje antidemokratike të Edi Ramës dhe jo vetëm atij, për të marrë peng nëpërmjet gjykatësve të llojit Blerina Muçi, pluralizmin politik shqiptar, dhe për të çuar vendin drejt përplasjeve të mëdha. Pluralizmi politik shqiptar u vendos plotësisht me kuvendet e 11 dhjetorit dhe të 30 prillit. Gabojnë rëndë ata të cilët kërkojnë përballje me opozitën e vërtetë. Ka një realitet siç e dini ju. Që në fillim dhe gjer më sot, ka një grup që për interesat më të zeza në të narkoshtetit pretendojnë se kjo nuk ekziston. Juve ju kujtohet kur ne u treguam 5200 firma të anëtarëve, ata shpreheshin se ato nuk janë. Kur ne u mblodhëm me 5850 delegatë në ‘Air Albania’, ata përsëri e mohonin. Kur u votua më 6 mars dhe u doli e qartë si drita e diellit se ku ishte shumica, ata përsëri mohonin, sepse shpresojnë të marrin peng pluralizmin, por ne nuk impresionohemi. Asnjë forcë në botë nuk do mund të na marrë dot peng, përkundrazi unë shtrova dy probleme madhore që ne shumë shpejt do i drejtohemi shoqërisë shqiptare. Sepse nuk mund të pranohet të vidhen shqiptarët. E dini sa janë vjedhur shqiptarët që kur është krijuar bordi? 300 milionë euro u janë marrë shqiptarëve nga xhepat për veprimtarinë kriminale të bordeve. Pra do ketë tani një qëndrim të ri. Deri tani ne ishim në proceset tona, tani ne kemi dialogun me shoqërinë shqiptare.

Pyetje: Pavarësisht nga çfarë parashtruat ju këtu, ngërçi ligjor ekziston në Gjykatën e Apelit?

Sali Berisha: Jo është një përpjekje për të marrë peng pluralizmin….

Pyetje: Çfarë do të ndodhë nëse Kuvendi nuk do ta pranojë zëvendësimin e kryetarit të grupit parlamentar që aktualisht është Enkelejd Alibeaj?

Sali Berisha: Është një hap tjetër për të marrë peng pluralizmin. S’ka asgjë tjetër vetëm se një hap për të marrë peng pluralizmin, dhe për të vazhduar lojën e shpifur me pseudoopozitë. Sovrani do përgjigjet, kemi sovranin që ka tashmë opozitën e vërtetë.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Alizoti: Ministri i Brendshëm ka frikë të përmendë emrat e banditëve të zonës ku është zgjedhur

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti ka folur për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me eksponentë …

Leave a Reply