Heremiti i fundit

Nuk është social, nuk është woke dhe nuk shkon për kokteje. Pas 10 vitesh heshtjeje kthehet Cormac McCarthy, shkrimtari i madh metafizik.

5 vite më parë bëri xhiron lajmi se kishte vdekur dhe Penguin Random House vrapoi që t’i heshtëte zërat e përhapura. Nga ana tjetër, ishte një zë i besueshëm. Prej vitesh për të është ditur shumë pak, përveç fuqisë dhe gjerësisë së punës së tij. Lajmet e vetme qenë ato në biografinë në marzhet e romaneve të tij. I tërhequr, profet apo i çmendur? Shkrimtari amerikan 88 vjeçar Cormac McCarthy dp të kthehet në vjeshtë jo me një, por me dy romane, duke prishur një heshtje që zgjaste një dekadë (“The Passenger” dhe “Stella Maris”). Tek Knopf, shtëpia e tij botuese, kanë arritur ta mbajnë të fshehtë lajmin e romaneve të rinj për dhjetë vite. Faktikisht, McCarthy kishte dorëzuar një bocë të plotë tek botuesit e tij qysh tetë vite më parë. Nuk lexon narrativë bashkëkohore (ka shprehur një përkëdhelim për “Moby Dick” e Herman Melville). Nuk disponon një adresë emaili, të një celulari apo të një llogarie sociale. Shmang publicitetin si murtajën dhe vetëm në raste të rralla shfa            qet, si një balenë, për të lëshuar deklarime enigmatike dhe kritptike në shtyp.

“Dita ime e përkryer”, ka thënë McCarthy për “Wall Street Journal”, “ka qenë i ulur në një dhomë me një fletë të bardhë. Kjo është parajsa, kjo është flori dhe çdo gjë tjetër është vetëm një humbje kohe”. Do të ishte e vështirë të mendohej një shkrimtar i madh amerikan që ka marrë pjesë më pak në jetën letrare. Nuk ka mësuar kurrë gazetari, dhënë leksione dhe për pjesën më të madhe të karrierës së tij nuk ka pasur as edhe një agjent letrar. Përjashtimi i famshëm ka ardhur në 2007, kur McCarthy ka pranuar papritmas të intervistohet nga Oprah Winfrey për të diskutuar për romanin e tij fitues i Çmimit Pulitzer, “Rruga”, rrëfimin pasapokaliptik të marrëdhënies midis babait dhe djalit. Ka qenë një takim shqetësues, ku Winfrey ka bërë pyetje banaëe dhe McCarthy dukej i shqetësuar. Kur “Der Spiegel” shkoi ta intervistojë më 1992, McCarthy po lexonte biografinë e Wittgenstein nga Ray Monk. I quajti shfaqjet publike “putanata”. Bëri një kuadër të përhimtë të kulturës bashkëkohore. Poezia, pikturë, muzikë, gjuthçka pashërueshmërisht e zhdukur dhe e ndotur. “Jemi si tribùtë primitive që janë përzënë nga kultura e tyre dhe kanë humbur orientimin, identitetin, vitalitetin e tyre”.

Cormac McCarthy nuk është tjetër veçse një fnatazmë e botës letrare. Një emër i pëshpëritur që zakonisht përmendet bashkë me dy të tjerë: Joyce dhe Faulkner. Librat e tij janë si monolitë në panoramën letrare, të zinj, të fuqishëm, misteriozë. Intensiteti dhe errësira e shlkrimit të McCarthy, ashtu si refuzimi i tij për të marrë pjesë në lojën letrare dhe publicitare, e kanë bërë që të perceptohet si një gjë e huaj, por regjisori i “The Road”, John Hillcoat, ka një ide tjetër. “Është një narrator i madh. Pas shfaqjes, kemi drekuar me të për pesë orë dhe jemi kënaqur. Është shumë argëtues, por thjesht nuk është i interesuar për reflektorët”. Betty Ligon, që ishte një editorialiste për tashmë të ndjerën “El Paso Herald-Post”, thotë se “McCarthy është i përzemërt, edhe pse nuk i beson shtypit”. Ka refuzuar gjithmonë të marrë pjesë në ritet e shoqërisë letrare. Robert Coles në “New Yorker” e ka krahasuar me dramaturgët grekë dhe me moralistet mesjetarë (“si mund të jetohet pa moral?”, i ka thënë McCarthy “Spiegel”). Një konservator pesimist (“qytetërimi perëndimor ka shkuar përfundimisht në tym në oxhaqet e Dachau”) që i shton çudi të tjera kurrikulumit të tij.

Puna e McCarthy përqafon peizazhin amerikan, duke treguar histori që zhvillohen në Apalashet dhe në Perëndimin e Vjetër. Nëse ka një temë të përbashkët në ambientimin e punës së McCarthy, përveç krimit pa ndëshkim, është se tenton që të zgjedhë kohë dhe vende në praun e kolapsit: qytetet kufitare e “Nuk është një vend për pleq”, fundi i epokës së cowboy tek “The Border Trilogy” dhe fundi i botës siç e njohim në tokën e djegur të “Rrugës”. Sikur të mos ishte që është edhe shkrimtari më pak woked i Amerikës: ka shumë pak gra në romanet e tij (përveçse tek i fundit, surpriza e vërtetë), asnjë leksion ndërtues, nuk janë libra (përveçse për të moshuar) për të dobët ideologjikë, por në kompensim ka shumë dhunë, nihilizëm dhe metafizikë (tek “Meridiani i gjakut” David Foster Wallace ka thënë se “është western që i vë fjalën fund të gjitha western dhe libri më i frikshëm i këtij shekulli”) dhe, megjithëse McCarthy e përshkruan si “jo veçanërisht religjioz” (edhe pse i rritur si katolik), librat e tij gëlojnë me imazhe dhe me gjuhë biblike. Ka vetëm fatalizëm në fjalët e McCarthy, që tingëllon si një lutje e përsëritur në paundësi. Ky i jashtëligjshëm i letërsisë amerikane ka pasur ndonjë problem të vogël me censurën. “The Stonemason” do të duhej të vihej në skenë në 1992, por disa shkrimtarë mendonin se skenari ishte plot me stereotipe raciale dhe se McCarthy, si shkrimtar i bardhë, nuk ishte në gjendje të kuptonte dhe dramatizonte kompeksitetin e jetën në një familje zezakësh. Kështu, me kërkesën e ndryshimit të tekstit, McCarthy duhej hequr dorë. Nga ana tjetër, “listat e bestsellerëve nuk kanë të bëjnë aspak me letërsinë. I keni parë ndonjëherë titujt që janë në listë? Mendoni se jam i nderuar të jem në këtë shoqëri?”.

Librat tuaj nuk janë kurrë pedagogjikë dhe, në rastin e “Nuk është një vend për pleq”, shpesh përmbajnë dialogë që shkojnë kundër të gjithë korrektizmit ideologjik sot në fuqi. Si dialogu me një feministe që i thotë sherifit: “Nuk më pëlqen drejtimi në të cilin po shkon ky vend. Dua që mbesa ime të jetë e lirë të abortojë”. Dhe sherifi i është përgjigjur: “Shiko zonj, sipas meje nuk duhet të preokupohesh për drejtimin në të cilin po shkon vendi. Për si e shikoj unl, nuk kam as dyshimin më të vogël se mbesa juaj duhet të abortojë. Bile po ju them, jo vetëm që do të jetë e lirë të abortojë, por do të jetë e lirë edhe ta dërgojë tek Krijuesi”.

Shkrimtar hipnotik i aftë ta kapë prozën me ritmet e aksioneve, katolicizmi irlandez i McCarthy ka qenë një tipar dallues gjatë fëmijërisë si tij në Knoxville; vëllai i tij kaloi vite në një seminar jezuitësh, por u largua përpara urdhërimint. Ashtu si Flannery O’Connor, McCarthy ishte i rrethuar nga figura ungjillore në familjes. Bryan Giemza shton një konkluzion inteligjent: katolicizmi i McCarthy reulton në një prozë “literalisht liturgjike”, në një “sharm për miserin e së keqes”, gjithçka e shprehur në një “pyetje heretike” të religjionit.

Dy herë ka tentuar universitetin, dy herë e ka lënë. McCarthy ka dhënë vetëm disa intervista në mbi 20 vjet, ku në njërën ka thënë “për ta nxjerrë nga depresioni botuesin tim”. Nuk është paraqitur kurrë të tërheqë çmimet që i kanë atribuar. Në 1991 “Herald-Post” e ka futur McCarthy në El Paso Writers Hall of Fame. Natyrisht nuk është shfaqur dhe ka dërguar avokatin e tij të tërheqë çmimin. Më 1992 për “New York Times” Richard Woodward shkroi një reportazh të gjatë me titullin “Cormac McCarthy’s Venomous Fiction”. E takon në Mesilla, në New Mexico. McCarthy thotë se e ka pranuar intervistën me kusht që të mos jepte të tjera, “për shumë vjet”. Misteri rreth jetës së tij ka gjeneruar legjenda. Sipas revistës “Esquire”, që ka kataloguar një seri thashethemes, McCarthy ka jetuar për pak kohë nën një derrick, një impiant për të shpuar për naftë. McCarthy dhe William Faulkner, me të cilët shpesh është shoqëruar, kanë pasur të përbashkët të njëjtin botues, Albert Erskine, që ia nuhati gjeninë kur i pari ishte vetëm një i pafytyrë. Saul Bellow shkroi se një libër i McCarthy ka “aftësinë të japë jetën dhe vdekjen”.

Ka jetuar në El Paso, në Texas, nga 1976 dhe më pas në Santa Fe, në New Mexico. Sidomos në këtë qytet të fundit, ku ka një oost në një institut kërkimor të drejtuar nga një mik nobelist. Vjen nga një familje katolike e Providence (Rhode Island), i treti i 6 fëmijëve, dhe është martuar për herë të parë më 1961, në Chicago, ku bënte rishitësin e makinave dhe mbrëmjeve shkruante romanet e para që kanë shitur pak ose asgjë. Pastaj divorci i parapprirë nga djali i parë, Cullen. Në 1965, në debutimin e tij me “Gardianin e pemishtes”, McCarthy i përgjigjet me Annie, një balerinë me të cilën shkon të jetojë në Louisville të shtetit Tennessee. Gjatë një udhëtimi në Irlandë në kërkim të stërgjyshërve të tij, shkrimtari i ri do të takojë një këngëtare të shkëlqyer angleze 24 vjeçare që luante në një anije pasagjerësh. “Qe një histori dashurie e mrekullueshme”, ka kujtuar Annie DeLisle. Jetonin në një hambar. Kur ka marrë lajmin e Çmimit MacArthur, McCarthy jetonte në një motel në Knoxville të shtetit Tennessee. I qethte flokët vetë dhe i lante rrobat në lavanderi me para. Do të martohej sërish, herën e tretë, me Jennifer Winkley, e diplomuar në Letërsi Angleze dhe Amerikane në Universitetin e Texas në El Paso, dhe kanë shkuar të jetojnë në Malin Franklin, me pamje nga dritat e El Paso dhe Juárez. Do të lindë edhe një fëmijë tjetër. Shkrimtari ka thënë një herë se e kishte zgjedhur El Paso sepse është “një prej qyteteve të fundit autentike të Amerikës”. Sepse sipas tij “Amerika është një zgjidhje e përkohshme si asnjë vend tjetër në botë, një shpikje pa histori”.

Sot jeton në Santa Fe, anipse nuk i pëlqejnë shumë njerëzit që janë transferuar aty nga brigjet. “Në rast se nuk je dakord me ta politikisht, thjesht nuk mund ta pranosh se nuk je dakord: ata mendojnë se ti je i çmendur”. Nuk është një i arratisur antisocial alla Salinger apo Pynchon. Më shumë se një njeri intensivisht privat. Ish e shoqja Annie kujton se “ju ofroheshin 2000 dollarë për të folur në ndonjë universitet dhe ai përgjigjej se ajo që kishte për të tëhënë qëndronte e gjitha në libër”. Jashtë nga Santa Fe Institute ka dhjetëra fuoristrada, minivane dhe një Ford pickup i shqyer. Ai i McCarthy. Një ndërtesë me tulla të pjekura në kodrinat e Santa Fe. Është selia e klubit më të pamundur të gjenive në botë. Bëhet fjalë për një mendimtari unuke në botë, ku biologë, fizikanë, gjuhëtarë, matematikanë dhe astronomë bashkëpunojnë në një projekt ndërdisiplinor. McCarthy u afrua për herë të parë në institut më 1981 kur mori të ashtuquajturën “bursë studimesh për gjeni” MacArthur. Fluturoi në Chicago bashkë me fitimtarët e tjerë. Ku shmangu me kujdes kompaninë e shkrimtarëve. “Ndërthurja e intelektualoidëve ishte e veshur krejtësisht, e rregullt dhe i gatshëm të dëfrehej”, kujton. “Ka qenë aty që kam filluar të frekuentoj shkencëtarë. Janë më interesantët”.

Nis nga tërheqja e ushtruar prej tij nga instituti, përveçse nga shkenca, është anonimati ku të kapet. “Nuk ekziston një vend si Santa Fe Institute dhe nuk ekziston një shkrimtar si Cormac, kështu që të dy rrinë shumë mirë bashkë”, pohon miku i tij Murray Gell-Mann, fitues i Çmimit Nobel për Fizikën dhe një prej themeluesve të shquar të mendimtares. Na vjen thuajse çdo ditë, edhe në fundjavë. McCarthy nuk ka detyra zyrtare. Bile, dy po: të drekojë dhe çajin e pasdites. Bisedat në orën e drekës vijnë nga teoria e lojërave të gjuhësisë deri tek Sofokliu. Autorë fitimtarë të Çmimit Pulitzer, çmime Nobel dhe geni të MacArthur vërtiten nëpër korridore, duke zhgarravitur ekuacione në xhamat e dritareve me kalema të fshishëm. McCarthy është shkrimtari i vetëm i grupit. Disa vite më par, McCarthy hyri në zyrën e mikut të tij Doug Erwin. I kërkoi që të fliste për apokalipsin, për zhdukjen e qytetërimit. Pastaj, një ditë, Erwin është ulur të lexojë një bocë të “Rrugës”, libër që rrëfen udhëtimin pasapokaliptik të një babai dhe të një biri.

“Cormac bën përshtypje”, ka rrëfyer për “Newsweek” fizikani Luis Bettencourt, që bashkëpunon me Geoffrey West në punimin që studion qytetet si sisteme fizike subjekte ndaj të njëjtave ligje të shkallës të sistemeve të tjera natyrore si qeliza, ekosisteme dhe organizma. “Bën vetëm pyetje vërtet të mira”. Ka punuar për 20 vjet me të njëjtën makinë shkrimi Olivetti Lettera 32, më pas e përfunduar në ankand për 254000 dollarë. Vesh zakonisht çizmet teksane dhe me xhinse. Përtej frekuentimit të shkencëtarëve të Santa Fe Institute dhe ka zhvilluar një kameratizëm me Tommy Lee Jones, aktorin që ka recituar në përshtatjen kinematografike të “Nuk është një vend për pleq”, midis miqve McCarthy numëron vëllain e tij Dennis, një avokat me një doktoraturë në Biologji. Miku i tij i vërtetë. Kureshtarëve fatmirë u ndodhte shpesh ta takonin në librarinë Barnes & Noble të El Paso, për darkë në restorantin e tij të preferuar, Luby’s, me libra nën sqetull. “Nuk flet me gazetarët”, thotë Paul Bogaards, botuesi i tij i New York. “Është krejtësisht jashtë sistemit letrar. Jeta e tij është e privuar nga ngjarjet, nuk do të jetë një celebritet”. “Vanity Fair” McCarthy i tha se “një shkrimtar që nuk konfrontohet me vdekjen nuk është shkrimtar”.

Dhe mund të thuhet se ai nuk shkruan për gjë tjetër. E urren progresizmin. “Mendoj se nocioni që specia njerëzore mund të përmirësohet në një farë mënyre, se të gjithë mund të jetojnë në harmoni, është një ide shumë e rrezikshme. Njerëz që janë prishur nga kjo ide janë edhe ata që do të shesin shpirtërat e tyre, lirinë”.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply