Vrasja në Shkodër, kush është Bajri që u ekzekutua me 10 plumba në kafe

Një vrasje mafioze ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Rus” në Shkodër. Bëhet e ditur se tregtari i peshkut, Naim Bajri u qëllua me 10 plumba rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”. Mësohet se Bajri po pinte kafe me punëtorin e tij Astrit Zeneli, i cili mbeti i plagosur. Burimet bëjnë të ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Naim Bajrinuk është emër i panjohur.

Më 21 tetor të vitit 2001, Ilmir Hajdari, së bashku me Xhabir Shegaj dhe Kujtim Barbullushi ekzekutuan Indrit Bajrin me automatik. Vetë Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015 për vrasjen e Indrit Bajrit. Në atë kohë policia zbuloi se Ilmir Hajdari gjatë një debati të ashpër me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin. Ditën e ngjarjes, Ilmiri, pasi kishte marrë me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin, po udhëtonin me një makinë “Mercedes Benz”. TeK kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, Ilmir Hajdari ka vënë re Indrit Bajrin duke qëlluar në drejtim të tij.

Po ashtu, ndaj Bajrit kanë qëlluar Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në lidhje me këtë ngjarje Ilmir Hajdari është dënuar me 16 vite burg. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2009, por pas 4-5 vitesh është liruar duke deklaruar në sallën e gjyqit se nuk është ai autori i vrasjes së Bajrit.

Në orët e para të mëngjesit u vra Naim Bajri dhe u plagos një person tjetër.

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply