Sikur Sandro Gamba të quhej Alexander Leg, amerikanët do t’i kishin xhiruar një film për historinë e tij. Edhe pse amerikanët që e njohin basketbollin e adhurojnë komisarin teknik tonin dhe qysh në 2006 e kanë futur në Hall of Fame kushtuar James Naismith, shpikësit të lojës, një nder i takuar vetëm dy italianëve të tjerë të mëdhenj, Cesare Rubini dhe Dino Meneghin historitë e të cilëve, si për rastësi, ndërthuren me ato të Gamba. Përpara se basketbolli të bëhej jeta e tij ka qenë mjekësia. Pa basketbollin nuk do të kishte pasur një Sandro Gamba, pasi ky djalë ka mundësi do ta humbiste dorën e djathtë të plagosur nga një breshëri mitralozi që e goditi në Milano në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore. “Qemë në kohëra lufte, e kisha dorën copë. Donin të ma prisnin, por im atë fatmirësisht ju kundërvu me të gjitha forcat. Një ushtar amerikan më pa të kaloja nga anët e komandës amerikane në Rrugën XX Settembre me në dorë një top tenisi… I shpjegova problemin tim. Ai më dha një top basketbolli, duke më thënë: Merre me shpulla, do të shikosh që do ta rifitosh ndjeshmërinë e dorës. Më dhimbte vërtet shumë, por fillova ta merrja me shpulla… Këshilla më e mirë që kam marrë. Nuk do ta falenderoj kurrë sa duhet. Disa ditë më pas më tha: tani përkëdhele sikur do ta bëje me një femër të bukur. Kështu kam nisur të bëj palexho, të luaj dhe kam rifituar përdorimin e dorës dhe kam zbuluar sportin që më ka ndryshuar jetën”.
Një histori që falë talentit dhe pasionit të Massimo Finazzer Flory do të bëhet shpejt një “metrazh i shkurtër emocional” me ndihmën e FIP. Janë për të rrëfyer 10 tituj të fituar si lojtar në 15 vite me Milano, plus 3 si asistent i Cesare Rubini. Pastaj si trainer 2 tituj dhe 2 Kupa Kampionesh me Varese, 2 Kupa Kupash dhe 1 Kupë Italie me Milano. Ari europian i Nantes dhe argjendi olimpik i Moskës me kombëtaren. “Anipse si lojtar kam fituar shumë, kam qenë një lojtar i mirë, më duhet të pranoj sesi trainer kam qenë më mirë. Më ka pëlqyer të mësoj dhe besoj se kam ditur ta bëj. Jam bërë i famshëm në të gjithë botën. Të gjithë më njihnin si trainer. Më donin edhe në Amerikë në kolegjet, por i kam respektuar gjithmonë kontratat që kisha firmosur dhe kur kanë ardhur propozimet nuk isha i lirë. Gjithmonë e kam studiuar lojën. Në kontratat e mia e vija gjithmonë një muaj stazh në Amerikë për të parë ndeshjet, stërvitjet, takuar njerëzit. Më pas nisja gazetat dhe librat në Itali. Nuk ishte e lehtë si tani të azhuroneheshe”.
“Nuk e kisha menduar kurrë ta prisja kaq në formë objektivin e 90 viteve. Mendoja se do ta arrija i çalë, shurdh, pa pamje dhe me hundën e thyer… Në fakt ndjehem mirë, përpara atij që thotë se sporti nuk bën mirë… Pastaj të gjitha javët përfundoj “Settimana Enigmistica” dhe mbaj të sëtrvitur edhe mendjen. Nuk ankohem”.
E ka festuar me Stella, nipërit, ndonjë mik. Patjetër dhe me pak basketboll në televizor. Ajo që nuk mungon kurrë në shtëpinë e tij në Arese me muret plot me libra, kujtime, trofe. “Unë jam një çekiç, thotë kur e pyet se cili është sekreti i tij, isha kur luaja dhe kam mbetur si asistent dhe më pas si trainer. Nuk e kam lënë asnjëherë. Edhe kur kam pasur momente të vështira, karriere apo shëndeti, kurrë, kurrë, kurrë nuk kam hequ dorë. Lojtarët e mi thonin: “Ne jemi të fortë, por traineri ynë ka tope prej çeliku”.
Që e thënë nga një si Meneghin është më shumë se një kompliment, është thuajse një bekim. Nga ana tjetër, traineri ka qenë njëri nga të paktit që e ka ulur Meneghin në stol dhe i ka thënë dy fjalë: “Kur kam ardhur në Varese kam parë se bënte paksa siç donte vetë. I kam thënë se këtu punohet si në fabrikë. Fillohet në këtë orë dhe përfundohet në këtë tjetrën. Nuk pranohen vonesa. Qysh atëhere nuk ka lëvizur më”.
Traineri nuk bënte diferenca. I trajtonte të tërë njëlloj. Është koha të hapet albumi i kujtimeve. Fitorja më e bukur, Europiani i 1983: “Nantes ka qenë fitorja më pak e parashikueshme. Të gjithë mendonin se, nëse gjithçka shkonte mirë, do të arrinim të tretët ose të katërtit. Në fakt kemi luajtur një basketoll me cilësi shumë të lartë, e kan pranuar edhe amerikanët. Ajo ishte një skuadër me 12 burra fantastikë. Të gjithë me nivel shumë të larë. Burra të vërtetë dhe lojtarë të mëdhenj”.
Pesëshja ideale e karrierës së tij. Mendohet pak, pastaj fillon: “Si play do të zgjidhja Aldo Ossola, ishte play im tek Varese. Fatkeqësisht nuk mund ta thirrja në kombëtare, pasi nuk fluturonte. Ai ishte djali i Ossola i vdekur në Superga me Torinon e Madhe dhe nuk kishte marrë kurrë një avion në jetën e tij. Si lojtar për mua ishte numri një. Pastaj si shooting guard nuk mund të mos vendos Antonello Riva. Si qendër Dino pasi ka shënuar një epokë në basketbollin italian. Askush nuk i është afruar atij si klas, atletizëm dhe kuptim i lojës. Pastaj do të vendosja Ivan Bisson, një corner man. Nga e djathta apo nga e majta ai godiste dhe pastaj ishte një mbrojtës i bukur gjithmonë i ashpër. Gjithmonë pa menduar për të huajt, do të vendosja Meo Sacchetti në një pesëshe të bukur me tre garda”. Provoni ju t’i mundni.
Kalojmë tek basketbolli i sotëm. Shpesh Gamba është në tribunë të shohë Olimpia e tij. Jo si tifoz i thjeshtë, por si kritik. Kur është rasti i faqeve milaneze të Repubblica, godet fuqishëm. “Tani basketbolli italian po pret që të dalë ndonjë yll i ri për të pasur një kombëtare prej 12 lojtarësh, 12. Pasi kombëtarja shtyn të gjithë lëvizjen. Pozzecco si trainer më duket një zgjedhje e guximshme. E njoh pak si teknin, por zakonisht kombëtarja stërvit njerëz me më shumë përvojë edhe ndërkombëtare. Jam kurioz. Petrucci ka pasur kurajo. Tani që jemi kthyer nga Olimpiada ka ardhur momenti që të fitohet diçka pasi ajo që vlen pastaj është të arrish ndër tre të parët. Nuk duhet kënaqur. Unë kam punuar gjithmonë për ta përmirësuar basketbollin italian që për mua duhet të jetë sporti i dyte në Itali. Ja thoja gjithmonë edhe mikut tim Bearzot. Nëse shikoj prapa, mund të jem mjaft i kënaqur… Sot kemi trainerë të mirë italianë, më të përgatitur nga sa kur stërvisja unë. Messina dhe Scariolo kanë bërë përvojat e tyre në Amerikë dhe në Europë. Mua më ka ndihmuar shumë të kem pasur një të kaluar si lojtar. 12 vite në nivel të lartë më ka ndihmuar të trajtoj me lojtarët. Për të kuptuar se kur të ngrija zërin dhe kur të isha më i qetë dhe megjithatë pa pasur karizëm edhe lojtari më i mirë nuk do të bëhet kurrë një trainer i madh”.
Fjala e kujt ka qenë vërtet dhe nuk do ta heqë dorë. “Nuk jam në shtëpinë time. Shikohemi në Pallat. Sepse më mirë nga basketbolli live ka pak. Mezi pres momentin që të fillojë seria finale midis Bolonjës dhe Milanos. Zemra më thotë Olimpia, kam lindur në Porta Vittoria, kam luajtur dhe fituar shumë vite. Por do të jetë një sfidë e fortë, do të shkojë në të shtatën. Bolonja ka një fytyrë të bukur. Pastaj, edhe Messina është një nxënësi im, më pyet akoma që të më kërkojë mendimin tim. Ai që pikërisht nuk do të kishte nevojë”.
Mitet nuk dalin kurrë nga moda.
(nga Il Foglio)
Përgatiti
ARMIN TIRANA