Protesta e veteranëve të UÇK në Prishtinë, Policia gjuan me gaz lotsjellës

Veteranët e luftës së UÇK-së po protestojnë para Kuvendit të Kosovës për mospërfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale. Ata kanë hyrë edhe në oborrin e parlamentit, ku tashmë janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të organizatës së veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar që janë anashkaluar. Të pranishëm janë një numër i madh i protestuesve.

“Edhe veterani i luftës së UÇK-së ka familje, dhe nuk mund të jetojë me 170€. Lufta e tij ua ka mundësuar që të uleni në kolltuqe – ka shkruar Klinaku në Facebook. – Prandaj, të hënën me datë 6 qershor 2022 prej orës 10:00, para Kuvendit të Kosovës, protesto kundër shkeljes së të drejtave të tij”.

Protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së është përshkallëzuar. Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të Policisë dhe kanë tentuar të thyejnë dyert e Kuvendit.

VIDEO/ Prishtinë: përshkallëzohet protesta e veteranëve të UÇK, Policia gjuan me gaz lotsjellës

About Redaksia

Check Also

“Krim kundër njerëzimit”, përkujtojhet masakra e Reçakut

Tre liderët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku (LDK), Memli Krasniqi (PDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK), …

Leave a Reply