Berisha: Sot paguajmë çmimin më të lërtë në botë për karburantet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se udhëtimet e kryeministrit Edi Rama me avion kushtojnë 150 mijë euro secili, ndërkohë që vendi nuk merr dot një avion me qira për të fikur zjarret në Sazan.

Duke folur në një tryezë me biznesin e vogël dhe të mesëm, lideri i demokratëve u shpreh se, së bashku me biznesin duhet të organizohet rezistenca ndaj qeverisë.

“Sot ne paguajmë çmimin më të lartë në botë në proporcion me rrogën për naftën. A do t’i themi ndal ne kësaj me të gjithë ata që kanë makina? Në Maqedoni ishte 185 lekë, në Shqipëri 250 lekë. Ne e meritojmë se heshtim. Nëse nuk heshtim, nuk mund të ndodhë të na e bëjnë këtë punë”.

“Digjet Sazani, kreu i qeverisë bredh poshtë e përpjetë me avion në dispozicion. Çdo udhëtim i tij shkon 150 mijë euro minimum. Por një Canader nuk mund ta marrim ne në verë me qera, ta mbajmë për zjarret”, tha Berisha.

“Ju ftoj bashkarisht të organizojmë rezistencën ndaj këtij regjimi, që sot është monizëm total. I tillë ekziston vetëm në Bjellorusinë e Lukashenkos. Nuk duhet të kemi asnjë kompleks, vërtet ai është rreshtuar me Putinin, por sepse jemi vend i NATO-s, duhet të mbrojmë vlerat e përbashkëta të lirisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Foto-skandal/Rama me pikën e kontaktit të bandës së Elbasanit, biznesi i paligjshëm i tyre

Publikohet foto e pikës së kontaktit të bandës së Elbasanit me Ramën në biznesin e …

Leave a Reply