Macron bis, shifrat lakuriqe dhe realiteti politik

Po t’i lexosh shifrat lakuriqe, triumfi i Emmanuel Macron është i paapelueshëm. 58.5% e votave të shprehura ka shkuar për presidentin në detyrë, domethënë rreth 18.8 milion, kundrejt 13.3 për Marine Le Pen. Një distancë sigurie ende substanciale në avantazh të kandidatit që do të mund ta quajmë kalorës institucional i Republikës së V franceze, të institucioneve të saj kryesore dhe të vendodhjes së saj në kampin euro – atlantik. Faktikisht, fitorja e sfiduesit do të nënkuptonte një tërmet në politikën kjo vetëm kontinentale; ka mundësi do të prishte marrëveshjen politikë në themelin e konformimit aktual të Bashkimit Europian, për t’i shtyrë shtetet që janë pjesë e një drejtimi nacionalist dhe konservator.

Nuk është një rastësi që prej 1200 gazetarëve të akredituar të ndiqnin fushatën elektorale franceze, gjysma qenë të huaj: një provë e vlerës më shumë se kurrë ndërkombëtare të votës franceze, e shënuar nga thellësia e luftës. Emmanuel Macron nuk ësht pjesë e frontit të fajkojëve kundër Rusisë, duke tentuar shumë e shumë herë, fatkeqësisht pa asnjë sukses, kartën e negociatës me Kremlinin para dhe pas agresionit në Ukrainë. Marine Le Pen i është dashur edhe ta zbusë pjesërisht narrativën e saj proruse, duke parë se francezët e gjykojnë negativisht pushtimin e kryer nga Moska, duke u kufizuar të thotë se Franca duhet të dalë nga komanda e integruar e NATO (si në kohën e De Gaulle), të kufizojë dërgimin e armëve në Ukrainë, të mos prekë tregëtinë e gazit dhe naftës me Rusinë.

Por është e vështirë të harrohet se në marsin e 2017, domethënë pak përpara presidencialeve të kaluara, liderja e së djathtës ekstreme franceze ishte i ftuar i Vladimir Putinit në Kremlin: një endorsement në kuptimin e vërtetë të fjalës, jo vetëm politik, por edhe ekonomik, duke qenë se një bankë ruse financonte tashmë partinë e Marine Le Pen nga 2014. “Kam kërkuar në Rusi, pasi asnjë bankë franceze nuk më financonte”, është mbrojtur kandidatja e së djathtës ekstreme. Sigurisht, pak e largët si alternativë. Gjithmonë në 2014 – vit i aneksimit të Krimesë dhe i konmfliktit të parë në Donbas – 2 milion euro qenë derdhur nga një ish oficer i KGB për babain Jean-Marie.

“Jam një grua e pavarur”, ka theksuar gjithmonë Marine Le Pen, por po ta shikosh, opinionet e saj mbi Rusinë duket se janë marrë nga velinat e Kremlinit. Revolta e Euromaidanit ka qenë një grusht shteti, aneksimi i Krimesë është legjitim, sanksionet europiane kundër Rusisë janë idiote… Një referen që ka pushuar vetëm pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, i dënuar nga Marine Le Pen (“i pajustifikueshëm”) ashtu si nga pika tjetër e referimit të Putinit në politikën europiane, Viktor Orbàn. Në mbyllje të rrethit, bile trekëndëshit, lajmi që kësaj radhe ka qenë një bankë hungareze shumë e afërt me kryeministrin që ka financuar fushatën elektorale të Le Pen, me një hua prej mbi 10 milion euro.

Nëse ky është kuadri ndërkombëtar, kuptohet mirë sesi në kryeqytetet e kontinentit rezultati është parë si një fitore e madhe, është një lehtësi. Lumturimet nuk kanë munguar nga Berlini, Roma, Madridi, por sidomos kanë qenë të ngrohta nga fqinjët e Rusisë: nga vendet balltike dhe nga Rumania; nga Suedia dhe Finlanda, që vlerësojnë hyrjen në NATO në prizmin e mbrojtjes nga Moska; deri nga Polonia, vend ku pavarësisht afërsisë ideologjike të qeverisë ndaj ideve të Le Pen, në këtë moment bindja antiruse dominon mbi çdo konsideratë tjetër. Nga Kievi, Volodymyr Zelensky ka komentuar: “Ka fituar një mik i vërtetë i Ukrainës”. Një përjashtim ka patur, po: Budapesti. Nga aty, asnjë reagim.

Franca e përçarë, vetmia e presidentit

Por parë nga brenda Francës, fitorja e Macron nuk duket aq e pastër. Respektivisht balotazhit të 2017, Macron humbet 2 milion vota dhe Le Pen fiton rreth 3 milion. Në 2017, në asnjë rajon Marine Le Pen kishte fituar; kësaj radhe ka fituar në fakt në Francën e Sipërme, Provancë – Alpe – Breg i Kaltër dhe Korsikë. Më e bujshme, në zonat e përtejdetit të Guadalupës, Martinikës, Guajanës Franceze, Réunionit, Majotës, Saint Pierre dhe Miquelon. Gjithmonë në 2017, Le Pen fitonte vetëm në dy departamente metropolitane (Pasin e Kalesë dhe Aiznit, të dyja në Francën e Sipërme); ndërsa kësaj radhe ka dalë në krye në 23, përfshi provinca në qendër të vendit dhe deri në juglindje.

Juglindja sidomos ishte tradicionalisht refraktare në votën lepeniste, por kolapsi i industrisë vendore – më e vonshme respektivisht asaj të vjetër të verilindjes – po e ushqen: kalë beteje i Le Pen mbesin temat ekonomike më shumë se ato identitare, siç e demonstron nga njëra anë rrënjosja tashmë masive në votën punëtore dhe nga ana tjetër dështimi i kandidaturës së polemistit Eric Zemmour, që gjithmonë nga e djathta ekstreme kishte tentuar ta spostonte aksin e debatit mbi islamofobinë. Së fundi, në gjeografinë e votës, zgjerohen ende feudet lepeniste në bregun mesdhetar dhe në Korsikë.

Me pak fjalë, pesëvjeçari i parë i Emmanuel Macron mbyllet me një president elektoralisht më të dobët se më parë dhe një të djathtë ekstreme më të fortë dhe më të rrënjosur se kurrë. Është për të pyetur sesi do të shkonte vota sikur lufta në Ukrainë të mos kishte shpërthyer kurrë. Vetë Macron është dukur i vetëdijshëm për paqartësitë që fitorja e tij bart me vete, kur është shfaqur për të festuar përpara mbështetësve të pakët të mbledhur në Champs Elysées, me gruan dhe i rrethuar nga nja 30 fëmijë, dhe më besnikët e mbledhur në zonën VIP, si për të shpallur një vullnet për ta fshehur një ndjenjë të caktuar vetmie politike.

Macron, që ndodhet plot me miq në nivel ndërkombëtar, e ka shpërbërë sistemin politik francez në favorin e tij, duke e kanibalizuar fillimisht të majtën socialiste dhe më pas të djathtën republikane, por rreziku konkret është se gjendet tejet i izoluar në nivel kombëtar. “Do të veprojmë në mënyrë që francezët e kanë ndonjë arësye për t’i votuar ekstremet”, paralajmëronte Macron në 2017, i freskët nga zgjedhja, por çlirimi nga partitë tradicionale nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka fryrë velat e forcave më antisistem: vota për forca që vënë në diskutim shtyllat politiko – institucionale e Republikës së V ka prekur 60% në raundin e parë dhe, nëse nuk është salduar në të dytin, kjo është prej përçarjeve të mëdha ideologjike që e përshkonin nga e djathta dhe nga e majta, sigurisht që jo prej simpatisë së ngjallur nga presidenti në fuqi.

Është për këtë që në diskutimin e tij paselektoral Emmanuel Macron ka premtuar “një erë të re” dhe “një metodë të rithemeluar”. E di se shumë prej atyre që më kanë votuar nuk e kanë bërë prej ideve të mia, por për të ndalur të djathtën ekstreme, ka njohur duke ju referuar votuesve të shumtë të së majtës që edhe një herë akoma dhe gjithnjë e më shumë me kundërdëshitë e kanë mbështetur në raundin e dytë: socialistët, ekologjistët dhe radikalët që me Mélenchon e kanë humbur për një qime balotazhin.

“Diga” ka funksionuar, nëse marrim në konsideratë që zonat e forcës e partisë së Mélenchon, domethënë qytetet e mëdha dhe veçanërisht ato universitare, dhe periferitë multietnike më të ardhura të ulëta, midis Le Pen dhe Macron votuesit i janë drejtuar këtij të fundit ose kanë abstenuar. Midis bastioneve të forta të presidentit në baoltazh konfirmohen Parisi (85%) dhe rajoni i tij (73%), qendrat më të mëdha urbane franceze dhe veriperëndimi, domethënë territoret që shfaqen në bregun atlantik, më të largëtit nga epiqendrat e krizës ekonomike dhe të mosdakordësisë sociale në Francë.

Abstenimi ka prekur 28%: 13.6 milion persona që kanë shkuar nëpër qendrat e votimit – plus 3 milion që e kanë bërë për ta lënë fletën e votimit të bardhë apo ta anullojnë. Sigurisht nuk është një nivel dramatik, por nuk shikohej nga 1969. Edhe në atë kohë Franca vinte nga një periudhë shumë e trazuar, me një dekadë të “shkurtër” të filluar me pavarësinë e Algjerisë në 1962 dhe të përfunduar me revoltat e majit 1968 dhe daljen nga skena të Charles de Gaulle; edhe në atë kohë e majta ishte jashtë lojërave – në fund doli Georges Pompidou.

Është edhe e vërtetë se fitorja e Macron është përjetuar me pak entuziazëm në Francë, është e vërtetë edhe se Marine Le Pen rritet në të gjithë territorin kombëtar dhe thuajse i ka trefishuar votat e marra në balotazhin e parë, saktësisht 20 vite më parë, ku mori pjesë e djathta ekstreme, ajo e Jean-Marie Le Pen kundër Jacques Chirac, por është edhe e vërtetë se midis dy kandidatëve qëndrojnë 17 pikë. Marine Le Pen mund të shpresonte ndoshta jo në një fitore, por të paktën në një humbje më të matur: nuk ka ardhur. “Fitorja jonë është elektrizuese”, ka këmbëngulur sfidantja, që pak ditë nga votimi ishte lënë të shkonte në një miting të dhunshëm dhe kërcënues në Arras, të nesërmen e ballë për ballës televiziv ku nuk kishte arritur ta fitonte ndaj Macron. “Është i parespektueshëm, katastrofik, i urryer, është një manipulues, një tregëtar frike, një kancer”, kishte shpërthyer përpara mbështetësve të saj të zjarrtë, por ngritja e toneve ka rezultuar një gabim trashanik vlerësimi, për kandidaten e ekstremit të djathtë, dhe tejkalimi ka mbetur larg, pavarësisht shpikjes finale – “Popull i Francës, çohu!” – e përmendur 20 herë nga tribuna.

Perspektiva të reja dhe rreziku populist

Populli i Francës nuk ia ka dhënë fitoren, por 41% e votave është një pasuri që ia luan syrin shumë njerëzve. Praktikisht, dominimi i familjes Le Pen mbi të djathtën ekstreme franceze i përket kohëve të shkuara: 5 fushata presidenciale babai, 3 e bija. Por kush ka thënë se duhet të jetë i përjetshëm? “Humbet gjithmonë”, ka shënuar dinaku Zemmour, që ëndërronte ta errësonte Marine. Të tjerë, në parti, kërkojnë nëse e mbyll me sulmet ndaj Brukselit apo me gojë më gojën me Putinin. Ndoshta duke u përqëndruar mbi betejat kulutrore dhe ideologjike në atdhe, që – ashtu siç e ka demonstruar Donald Trump – mundet vërtet ta ndezin flakë shoqërinë.

Gjithësesi duhet nënvizuar se në krye të 3 serbatorëve të mëdhenj të opinionit të politikës ranceze ndodhen 3 persona: Emmanuel Macron, Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon – jo 3 parti. Populizmi ka stërfituar mbi sistemin politik dhe është e lehtë që ky të gëojë në ide, premtime dhe arrati krejtësisht të parealizueshme dhe joreale. Edhe pse sistemi elektoral francez, do ta shikojmë në legjislativet e qershorit për rinovimin e Asamblesë Kombëtare, mund të pengojë që fasha të mëdha të shoqërisë të kenë megjithatë përfaqësi minimale parlamentare. Është në këtë kuptim elektrizuese, kjo po, që rritja elektorale e pandërprerë e së djathtës ekstreme që ka ndodhur gjatë këtyre dekadave të fundit ku deputetët lepenistë në Asamble kanë qenë praktikisht zero.

Kështu që është komplekse të imagjinohet jovazhdueshmëria e premtuar nga Macron, që nga ana tjetër, në raundin e parë, është votuar masivisht sidomos në fashën më të moshuar dhe më të kamur të elektoratit, ajo që ndryshime dëshiron shumë pak. Ka mundësi, e ka votuar pikërisht sepse nuk i do. Pra, nëse komponentja ideologjike e “macronisë” do të merrte një rrugë më të përcaktuar dhe konkrete, kjo mund të përplaset gjithsesi kundër problemeve sociale që prekin Francën, kundër planit të pandërprerë për ta zvogëluar shppenzimet publike dhe peshën e shtetit në vend (kapitulli i ardhshëm: pensionet), kundër klimës së pakënaqësisë të përgjithësuar. Mbrëmjen e votës, tashmë në shumë qytete mblidheshin manifestime me thirrjen “Macron, dégage”: largohu. Dhe është vetëm dita e parë.

(nga Aspenia Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply