Berisha: Ky njeri ka humbur çdo sens realiteti, qeveria po u pi gjakun shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi në foltoren e Kuvendit, se kjo qeverisje e korruptuar po u pi gjakun shqiptarëve.

“Prej kohësh në këtë parlament janë denoncuar bordet si institucionet e të shkuarës sonë komuniste dhe sot, një bastard i bllokmenëve hoxhistë, e konfirmoi këtu krenarisht se me këtë metodë komuniste, ka gjetur shpëtimin e qytetarëve shqiptarë. Unë denoncoj këtë dhe do e denoncoj sa herë të dal në këtë platformë.

Si shushunja po i pinë gjakun, po boshatisin xhepat, po u nxijnë jetën, po i fusin në depresion me çmimet stratosferike sa askund tjetër në Europë dhe botë, vetëm e vetëm për të mbrojtur qeverinë dhe oligarkët e saj.

Ai që ia mbathi, se nuk rri dot këtu, ai tha këtu se po bën heroizëm me energjinë. Të dashur qytetarë, ky vend nuk prodhon qoftë edhe një kilovat nga nafta apo gazi. Të gjithë energjinë e ka nga burime natyrore ujore.

Ky vend, në dallim nga Maqedonia, prodhon 1 milion ton naftë në vit, ndërsa nafta këtu është me çmimet më të larta në Europë dhe botë, kurse energjia këtu është ndër çmimet më të larta në Europë.

Në mënyrën më të papërgjegjshme deklaroi se biznesin e vogël e kemi pa taksa, ndërkohë që vetëm për energjinë elektrike, biznesit të vogël i merren dy herë më shumë sesa i merreshin me taksat në qeverisjen e mëparshme.

Ky njeri ka humbur çdo sens realiteti. Vjedhja e përditshme duket se shërben si një narkotik që të shkëput nga realiteti dhe bota përreth”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply