Skandal! Rama merr edhe drejtimin e Kuvendit, vendos kush do të flasë e kush jo!

Një tjetër skandal u shënua këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama mbajti një tjetër fjalim të turpshëm me fyerjet e zakonshme kundër opozitës.

Por pikërisht kur opozita dhe kreu i saj, Sali Berisha kërkuan fjalën, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ua mohoi këtë drejtë.

Jo vetëm kaq, por kryeministri Edi Rama mori rolin e kryetarit të Kuvendit, duke thënë se Berisha nuk duhet të flasë.

“Je i padëshirueshëm. Je non-grata. Nuk ka fjalë për ty,” përsëriti Rama disa herë. “Nuk ka procedure për non-gratat”.

Kurse kryetari demokrat, Sali Berisha tha se ky është një akt i turpshëm

“Nuk ka zë opozita, kush je ti që e cakton se kush është opozita dhe se kush duhet të flasë në Kuvend”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka.

VD-SHERR NË KUVEND/ Rama-Berishës: Jashtë, i

 

About Redaksia

Check Also

Rama shpenzoi 30 mijë euro për të shkuar në Korçë me dy helikopterë, qytetarët ta gjuajnë me vezë e domate

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama shpenzoi 30 mijë euro për të …

Leave a Reply