Thirrja e biznesmenit: Rama duhet marrë zvarrë

Nikollaq Neranxi ka qenë këtë të martë në një tryezë të organizuar nga Sali Berisha për biznesin.

Ai tha se mafia shtetërore dhe krimi i organizuar janë bërë bashkë për të rrënuar vendin.

Ndaj Neranxi tha se rrëzimi i Ramës është emergjencë kombëtare.

Të bërit biznes është kthyer në një mision të pamundur. Kërkojmë ndihmën e opozitës për të çliruar biznesin nga mafia e pushtetit.

Shumë organizata të biznesit që duhej të mbronin të drejtat tona, janë blerë nga Rama. Institucionet ndërkombëtare duhet të dinë të vërtetën se me çfarë po përballet biznesi në Shqipëri.

Biznesi i madh është i pari që vuan nga mafia që ka kapur shtetin. Biznesin po e nxjerr nga tregu mafia shtetërore.

Biznesi i ndershëm sot është në rrezik, ekonomia e tregut është sot në rrezik. Demokracia është në rrezik. Ne kërkojmë sot sensibilizim dhe reagim,” tha ai.

About Redaksia2

Check Also

Noka: Gjendja e Gjekmarkajt është shqetësuese! Narko-policia gënjeu!

Sekretari iI Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur për gjendjen e deputetit Agron Gjekmarkaj, …

Leave a Reply