Rama lëshon inspektorët ndaj biznesit të madh: Gjoba dyfish!

Qeveria ka vendosur të dyfishojë gjobat për bizneset e mëdha që nuk deklarojnë saktë pagën e punonjësit.

Ndryshimet e reja ligjore në ligjin për procedurat tatimore të hedhur për konsultim publik saktësojnë që të gjitha bizneset e mëdha që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve, do të gjobiten me 200% të vlerës së detyrimit dhe të kontributit të papaguar.

Njëkohësisht me rritjen e gjobave, qeveria u ka dhënë të drejtë inspektorëve që të penalizojnë direkt me gjobë punëdhënësin që nuk ka deklaruar të punësuarin, pa paralajmërim.

Gjatë 3 viteve të fundit vlera e gjobave të vendosura për mosdeklarim real të pagës kapi shifrën 1,4 milionë dollarë.

“Projekti vetëm për subjektet e regjistruara me përgjegjësi tatimore të TVSH-së dhe Tatim Fitimit për këtë shkelje parashikon një rritje të masës së gjobës nga 100 në 200 përqind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur. Propozimi i këtij akti vjen si pasojë e vlerësimit të shmangies nga pagimi i detyrimeve tatimore te pagës dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e përqendruar në kategorinë e subjekteve të regjistruara me përgjegjësi tatimore të TVSH dhe tatim fitimit”, thuhet në relacion.

Ndërsa bizneset e tjera që nuk janë pjesë e TVSH-së dhe Tatimit mbi Fitimit nëse nuk deklarojnë punonjësit, do gjobiten në masën 100% të detyrimit.

Ndryshimet ligjore janë në nenin 119 të ligjit për Procedurat tatimore.

Neni 119/ Pika 3

Ishte- 3. Nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të përfituar nga punëmarrësi, si rezultat i marrëdhënies së punësimit, tatimpaguesi-punëdhënës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimit tatimor dhe kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të llogaritur për gjithë periudhën që provohet se është kryer shkelja, dënohet me gjobë në masën 100 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur.

Neni 119/ Pika 3

Bëhet- “3. Nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të përfituar nga punëmarrësi, si rezultat i marrëdhënies së punësimit, tatimpaguesi-punëdhënës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimit tatimor dhe kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të llogaritur për gjithë periudhën që provohet se është kryer shkelja, dënohet me gjobë në masën:

  1. 200 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi dhe TVSH dhe,
  2. 100 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për të gjithë tatimpaguesit e tjerë.

Këto ndryshimet ligjore vijnë pas informalitetit të lartë që u zbulua në deklarimin e pagave, pas publikimit të databazave të pagave në fund të vitit të kaluar, ku shumë profesione të mirë-paguara deklaroheshin paga minimale.

Vetëm në 3 vitet e fundit Ministria e Financave thotë se janë vendosur 1025 gjoba nga administrata tatimore për biznesin e madh për mosdeklarim të punonjësve dhe fshehja e pagës, me një vlerë prej 142,336,266 lekë.

Nëpërmjet ashpërsimit të gjobave qeveria thotë se, synohet të ndikojë në reduktimin e këtyre shkeljeve, mbrojtjen e individëve të punësuar si dhe pasqyrimin real në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply