Djali i ministrit në dosjen hetimore në Itali dhe detyra e gazetarit

Nga Alba KEPI
Romë 

Nje ish-minister i Brendshen ne pergjimet e Dosjes hetimore te Antimafias italiane te nje narkogrupi qe trafikonte 20 milione euro droge.

Nje ish-minister i Brendshem me vellain me denime te pashlyera nga drejtesia italiane e qe jetonte i lumtur prej vitesh ne Shqiperi.

Djali i ministrit aktual ne nje dosje hetimore qindra faqesh i pergjuar si korrier ilacesh ilegale e hyrje dalje nga Malpensa e Bari ne regjimin e nje lockdowni pandemik.

E lehte te interpretosh paragrafe ne fundfaqje, kur qysh ne faqet e para e saktesisht ne faqen 8 te dosjes eshte shkruar me germa te forta e te qarta akuzat penale ndaj familjareve te ministrit. Uroj qe te dalin te gjithe te pafajshem, por detyra e gazetarit ne nenin penal te vitit 1930 (pra te gati nje shekulli) eshte te garantoje sekretin profesional me detyrimin e nje informacionit kritik me vleren e nje ndermjetesi ndaj fakti informues e lexuesit.

Derisa drejtesia te beje punen e saj e te denoje o jo personat e perfshire, detyrimi i gazetarit eshte te informoje!

Por pyetja qe bej prej disa ditesh nga zbulimi i ketij skandali eshte si valle ne keto dosje nga Italia nuk doli emri i djalit te atij hallexhiu qe shet banane prej 30 vitesh poshte pallatit tim??

Faqe e faqe hetinore, ore bisedash te pergjuara e fotografuara a thu valle permblidhen ne nje paragraf te pothuajse te padukshem ne fundfaqje?

E keqja nuk i urohet askujt e as armikut e armik nuk kam, por gjeja me e thjeshte eshte te mos ribehet loja e kunder lajmeve por ndershmerisht te prsnohet perfshirja ne kete hetim e te pritet qe drejtesia te beje punen.

Diplomatet, e nderkombetaret qe vezhgojne Shqiperine nga ky skandal i radhes duhet te kyptojne se korrupsioni ne Shqiperi eshte nje mode e mohini i tij nje optional!

About Redaksia

Check Also

Dhunuesit e grave

Bledi KASMI Njeri e vrau gruan, tjetri e çoi ne spitalin psikiatrik. Aleate ketej dhe …

Leave a Reply