Nga Enrieta SINA
-Kush nuk do që të arsyetojë është fanatik, kush nuk di të arsyetojë
është budalla dhe kush nuk guxon të arsyetojë, është skllav i të
tjerëve-
DRYMOD
Në ditët e sotme përherë e më shumë po bindemi se si po lihet në hije
opozita, ose më mirë demokracia duke u rikrijuar një shtet
diktatorial, monist përderisa shohim se si mendohet dhe veprohet nga
vet “UNI”.Vet klasa politike e krijuar prej shumë vitesh tek ne ka
lejuar këtë shkallëzim për interesa të ndryshme e për më tepër
vetiake.Shohim se si nga politika e majtë njerëzit e skamjes, sapo
hynë në politikë janë bërë miljonera, ndërsa fëmijtë e njerëzve të
ndershëm, të thjeshtë, por të ngjitur në dije bashkëkohore, po
emigrojnë në grupe për të gjetur vetveten.
Si arritëm deri këtu? Këtë analizë nuk po e gjejmë të detajuar as nga
ata që paguhen si analistë sepse shumë herë shtangemi nga arsyetimi që
bëhet prej tyre për politikën e brendshme apo dhe të jashtme për
problemet e afërta dhe të largëta të Shqipërisë.Tek shumë prej tyre
dëgjojmë dhe na “troket” arsyeja më e thjeshtë të bindemi se si
mbulojnë padrejtësitë nën petkun luksoz të elokuencës dhe sërishmi
mbeten të pa ndëshkuar.Janë pothuajse të njëjtët fytyra në politikë që
“tjerin” të flasin sipas interesave që tashmë nuk u përkasin vetëm
familjeve por dhe fisit apo miqve të afërm, duke lënë në hije
intelektualët e mirëfilltë dhe të paprekura rrugët e guximit dhe
iniciativës në shkencë, art,shëndetësi dhe sektorët e tjerë të
jetës.Dihet që gjërësia e mendjes barazohet me thellësinë e shpirtit,
por tek njerëzit cinik shpirti zëvendësohet me interesin, pasurinë,
luksin.
Nuk mund të ketë asgjë të ndershme ne jetë nëse ajo nuk përputhet me
drejtësinë dhe se ai që ka me vete drejtësinë, ka të drejtë të jetë
krenar. A ekziston drejtësia në këtë sistem politik ku fajtori merr
pafajësi?! Kur mbaron një kauzë të drejtë nuk është vështirë të
flasësh mirë. Dhe Partia Demokratike e cila erdhi në pushtet pas
largimit të shtetit diktatorial ka përse të flasë për këtë kauzë,
pavarësisht nga ndonjë gabim të bërë në rrugën e saj të
zhvillimit.Ndodh në fushatë elektorale nga përfaqësues si kandidat për
deputet të zbukurohen me shifra e fakte të panjohurat, “shkëlqimi i
rremë” ku me fjalë veprimet e pandershme dhe kjo s’është as më pak e
as më shumë veçse një fyerje që i bëhet drejtësisë. Aktualisht kemi
kohë që kur në pushtet janë të majtët që këtë e shikojmë të
konkretizuar në drejtësi, por dhe në sektorin e shëndetësisë apo dhe
arsimit, diskutohet në masë, krijohet urrejtje nga pakënaqësitë e
padrejtësitë, por gjithçka mbetet këtu, e njëjtë, e paprekshme.
Të gabosh është njerëzore por të ngulmosh në gabime është marrëzi.
Shumë familje nuk kanë mundësi që në rrugë të ndershme të përballojnë
jetesën, shërbimet në mjekësi ku funksionin vetëm shërbimi privat apo
në shkollim ku gjithashtu kurset e ndryshme private anashkalojnë
impenjimin e mësuesve për të dhënë gjithçka brenda orëve të mësimit
dijet, duke i bërë ato të asimilueshme tek nxënësit pa anësira.
Politikat e qeverisë së majtë, mendoj se nuk janë sociale. Janë
krijuar dy shtresa të pasur dhe të varfër, duke mos patur realisht një
opozitë të vërtetë që të dominojë me ato parime , ligje e norma të
vëna me ardhjen e saj në pushtet në vitet e para të demokracisë.Por,
opozita ka vite që nuk e luan rolin e saj.
Nga gabimet e të tjerëve i mënçuri korrigjon veten (Gëte). Nëse u panë
gabime nga qeverisja e Partisë Demokratike e të së djathtës, çfarë u
bë nga shteti monist, (Sepse ka kohë që ky është konsoliduar), po
demokratët e mirëfilltë çfarë bënë për të krijuar klimën e duhur
politike, paqësore dhe të bashkërenduar, duke larguar nga shtrati i
shtetit gangrenat e lindura?!Nëse doni që goja të mos gabojë duhen
patur parasysh pesë gjëra: kujt i flisni, për cilin flisni, kur dhe ku
flisni. Por, po të analizojmë diskutimet në Parlament mbetemi të
shtangur me diskutimet ndofta akademike por dhe brutale që të bëjnë të
mendosh: Këta janë deputetet e zgjedhur nga populli?Këta na qeverisin
ne?…Dhe ndihen të pafuqishëm para një etike të tillë të foluri për
të ndalur dhe për të treguar se brutaliteti, fyerjet, sharrjet,
përcjellin shthurrje e mungesë qytetarie dhe askush nuk duhet të
mbështesë situata të tillë.Por, njerëzit e qytetëruar, pavarësisht që
janë jashtë këtij Parlamenti nuk duhet të bëjnë sehir. Ata sëbashku me
veprime të ndershme duhet të dinë të bashkuar ta humbasin ndjenjën e
dobësisë.
Të mos dimë të analizojmë çfarë ka ndodhur para nesh është njësoj si
të mbetemi fëmijë. Por, tani ka kaluar kohë dhe askush nuk pret për të
jetuar jetën përveçse me vërtetësitë e saj.Jeta është një fushë që na
jep ashtu si ta përdorim. Si po përdoren këta vite jete? Varfëri,
largim nga vendi, brutalitet, arsim të cunguar dhe shëndetësi
vampirëse…Të gjitha këto pa folur për demogagjinë apo deklarata
politike të rëndomta, varfëria e ngritur në majë dhe idendifikimi i
thellimit përherë e më tepër i një shteti monist e ka bërë situatën të
padurueshme.
Foltorja e ngritur me iniciativën e liderit të demokracisë, Sali
Berisha erdhi si një domosdoshmëri për të tundur nga themelet shtetin
monist e ringritjen e një opozite të vërtetë edhe më të fuqishme, duke
tërhequr në rradhët e saj ata intelektualë të lenë nën hije dhe për të
luftuar klanet politike, klimën e sëmurë, korrupsionin,
kriminalitetin, drogën dhe për të ringritur shërbimin shëndetësor,
arsimin, kulturën artin, mbrojtjen, autoritetin e vendit në atë
shkallë që u përkasin.Si mund të mendosh të lësh në mjerim moshën e
tretë me pensionin minimal 10 mije lekë të muaj kur ato nuk dalin as
për ilaçe? Si mund të lesh mënjanë të rinjtë me rezultate të
shkëlqyera në studimet e larta si brenda dhe jashtë vendit duke
shikuar realisht të punësohen militanët? Kjo është demokracia?Kjo
është ajo që është menduar 30 vite më parë?Njerëzve u është vrarë
shpresa.Janë një sërë dështimesh, pavaërësisht betonimeve të bëra
nëpër qytete dhe ndonjë arritje boshllëqet janë në sistem.Fati ndihmon
të guximshmit. Dhe kjo është motoja e foltores rreth të cilës u
mblodhën mijëra e mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.Suksesi
është gjithmonë bir i guximit. Dhe qysh me krijimin e Partisë
Demokratike jemi njohur me individë , ide, mendime, vizione të
guximshme.
Ringritja e Demokracisë dhe rritja e saj, fuqizimin me bindje për
ndryshim mblodhi rreth vetes opozitarët rreth liderit Sali Berisha
karriera politike e të cilit nisi me Lëvizjen Studimore të dhjetorit
1990.Edhe më parë emri i tij u bë i njohur me kritikat publike ndaj
sistemit të vjetër dhe me kërkesat për demokratizimin e vendit.Më 1991
Sali Berisha u zgjodh Kryetar i Partisë Demokratike, për t’u
rizgjedhur në 1997 dhe në vazhdim. Me bindje të hapura u zgjodh
deputet në Kuvendin e Shqipërisë më 1991, 1992, 1997, 2001, 2005 dhe
2009. Pas fitores në zgjedhjet e koalicionit opozitar të drejtuar prej
tij, Prof. Dr. Sali Berisha më 9 prill 1992 u zgjodh President i
Republikës, detyrë në të cilën u rizgjodh në 1997.
Ai gjithashtu ka drejtuar një fushatë të fuqishme kundër korrupsionit,
e cila ka thjeshtuar procedurat burokratike, ka përmirësuar në mënyrë
drastike klimën e biznesit, ka futur prokurimet, sistemin e taksave
dhe atë doganor tërësisht elektronike, që erezultuan në një dyfishim
të buxhetit të shtetit në katër vjet dhe në një rritje drastike të të
ardhurave. Gjatë kësaj periudhe Shqipëria ka nënshkruar dhe zbatuar
Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE‐në, u anëtarësua në NATO,
aplikoi statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, iu dha
regjimi i lëvizjes pa viza për qytetarët shqiptarë, në zonën e
Shengenit.
Besimi se një lider i vërtetë si Sali Berisha do të sjell ndryshimin
solli dhe pozicionin e tij në drejtim të Partisë Demokratike, si një
potencial shumëdimensional që i duhet demokracisë në vend dhe
konsolidimit të një shteti demokratik.Duke kërkuar të jetë secili
vetvetja, kudo u ndje në masë qytet e fshat, domosdoshmëria e Liderit
Historik i cili ka me vete të vërtetën.Ai që ka me vete drejtësinë ka
të drejtë të jetë krenar sepse kur mbron një kauzë të drejtë nuk është
vështirë të flasësh lirshëm , mirë.Çdo njeri që punon, gabon dhe nga
gabimet e të tjerëve mësohet. Karakteri është energjia konstante e
vullnetit dhe kjo po shikohet qartazi në politikën dhe rrethanat e
reja për një shtet të vërtetë demokratik që po hedh themele të reja
për konsolidim të klimës politike.Për liderin duhet patur parasysh se
kush ka qënë i keq nuk bëhet kurrë i mirë,vera mund të bëhet lehtë
uthull por uthulla nuk bëhet kurrë verë…Sali Berisha është lideri që
udhëhoqi dhe ndërtojë epokë.Dhe është i rritur në vend besimi për
këtë lider që ka dhënë prova të patjetërsueshme.Besimi për Të
mbështetet në fakte dhe jo në fjalë sepse kudo në jetë përballemi me
njerëz që jetojnë ndryshe e flasin ndryshe. Le të flasim të gjithë me
gjuhën e patriotit të ndershëm, të sinqertë të ditur për të bërë një
jetë ndryshe, pa diktaturë e dhunë.