Krimi godet sërish në Elbasan, qëllohet 7 herë me armë ndaj një personi

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan në lagjen “Skënderbej”.Burimet bëjnë me dije se është qëlluar me pistoletë 7 herë në drejtim të Arben Bekteshit, por fatmirësisht asnjë prej plumbat nuk e kanë prekur. Sipas policisë, E.M., qëlloi në drejtim të A.B., teksa ky i fundit po lëvizte me automjetin e tij. Policia tha se, është vënë në ndjekje të autorit i cili gjatë largimit ka hedhur edhe armën në tokë.

Njoftimi i policisë

Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply