Duma: Berisha fitoi betejën për dinjitet

Deputetja Grida Duma tha se, kreu i PD, Sali Berisha e fitoi betejën për dinjitet në raport me besimin e demokratëve. E ftuar në studion e ‘Kjo Javë’ në News 24, Duma u shpreh se askush nuk ka mohuar dhe nuk mund të mohojë atë se çfarë Berisha përfaqëson për PD-në, ndërsa theksoi se nëse do të ishte dikush tjetër në vend të Berishës, do të ishte kërrusur para peshës së goditjes nga DASH-i.

“Politika është sa energji, është edhe lobim. Partia Demokratike ka pasur dhe e ka Sali Berishën aty. Mënyra sesi e ka është diskutimi sot. Unë nuk e di nëse ka një individ të vetëm që ka guxuar të mohojë se çfarë përfaqëson Berisha për PD, edhe për peshë e çdo gjë tjetër. Por mënyra sesi ai i vendoset PD-së, është problemi ose zgjidhja. Nuk e këshilloj dot është një vendimmarrje shumë individuale. Pati një betejë për dinjitet dhe e fitoi në raport me demokratët. Ky është fakt. Dikush tjetër do ishte tërhequr dhe do kërrusej nga pesha e goditjes që nuk është e vogël. Dhe DASH-i nuk mund të gjykohet si dosido, ai është i rëndësishëm për PD-në”, tha Duma.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply