Një proces eventual i aderimit të Ukrainës në Bashkimin Europian paraqet një seri rreziqesh të rënda dhe dizavantazhes domethënëse për sigurinë europiane dhe për funksionaliteti, stabilitetin dhe kohezionin e vetë këtij të fundit, të tilla sa ta shkëshillojnë në mënyrë realiste fillimin e një rrugëtimi të kësaj natyre.
Bashkimi Europian me Ukrainën në luftë me Moskën
Në hipotezën ku do të arrihej një armëpushim në luftën ruso – ukrainase dhe një lloj ngrirjeje të konfliktit, për shembull nëpërmjet një armëpushimi, por pa një traktat të vërtetë paqeje, do të mbizotëronte për një kohë një konflikt i rëndë dhe i gjerë territorial midis Kievit dhe Moskës mbi territoret ukrainase të pushtuara manu militari nga kjo e fundit. Hyrja në Bashkimin Europian e një Ukraine me një pjesë domethënëse të territorit të saj nën pushtimin rus, direkt apo nëpërmjet republikave separatiste, do ta çonte Bashkimin Europian dhe secilin prej shteteve anëtare të tij – përfshi Italinë – të jetë pjesë e një konflikti territorial dhe e një konflikti të ngrirë me një fuqi rajonale të gatshme në përdorimin e forcës së armatosur, me të gjitha dizavantazhet dhe rreziqet e rastit. Në radhë të parë, sikur Moska të vendoste ta prishte armëpushimin dhe të lëvizte drejt një lufte të re në Ukrainë, gjë aspak e pamundur duke parë precedentët nga 2014 deri më sot, shtetet e Bashkimit Europian do të thirreshin të ndërhynin në kuptimet e klauzolave të solidaritetit dhe asistencës reciproke të traktateve europiane dhe në përgjithësi të një impenjimi politik midis vetë anëtarëve të vetë Bashkimit Europian. Sikur kjo të ndodhte, forcat e armatosura italiane dhe të vendeve të tjera do të ndodheshin në luftë me ato ruse, në një konflikt me intensitet jo më të ulët me këtë në zhvillim dhe me humbjet relative. Jo një “luftë ekonomike” apo “luftë tregëtare”, por një konflikt ushtarak në kuptimin e vërtetë të fjalës në truallin urainas edhe nga trupa europiane.
Sikur Bashkimi Europian të hynte në luftë në favor të një anëtari të tij prej frikës së fuqisë konvencionale apo bërthamore ruse apo thjesht prej mosvullnetit për të duruar humbjet relative, vetë ai impenjim politik midis anëtarëve të Bashkimit Europian do të pësonte një goditje vdekjeprurëse dhe do ta pësonte kohezioni dhe stabiliteti i vetë atij. Mekanizmat aktualë institucionalë dhe politike të sigurisë, solidaritetit dhe kohezionit të brendshëm nuk janë menduar dhe nuk janë përshtatur për një konflikt territorial dhe për një konflikt potencial të Bashkimit Europian me një fuqi konvencionale dhe bërthamore si Rusia. As në rastin e sulmit rus ndaj një Ukraine anëtare e Bashkimit Europian mund të llogaritet automatikisht në një ndërhyrje ushtarake direkt të NATO, pasi Ukraina nuk është dhe nuk do të jetë anëtare e Aleancës Atlantike, dhe të njëjtat motive që i kanë çuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të mos ndërhyjnë direkt në konfliktin në zhvillim do të ripropozoheshin në të ardhmen. Bashkimi Europian do t’i duhej ta menaxhonte përfshirjen e tij ushtarake në një luftë të tretë ruso – ukrainase i vetëm, duke rrezikuar ka shumë mundësi që të përfundonte si vazo e qeramikës midis vazove të hekurit. Kjo do të ishte fitorja më e madhe, me karakter strategjik dhe gjeopolitik, për një lidership rus në kundërshtim me Perëndimin si ai i Putinit dhe i ndjekësve të tij.
Axhenda europiane paralizuar nga hyrja e Kievit
Nëse edhe një armëpushim eventual ruso – ukrainas të ishte arritur dhe të mbante për dekada edhe në mungesë të një traktati paqeje në kuptimin e vërtetë të fjalës, siç ka mbajtur Muri i Berlinit apo linja e demarkacionit asnjëherë e njëhur midis dy Koreve, pasja e Kievit në Bashkimin Europian do të bënte që shumë politika të rëndësishme europiane – përfshi atë të jashtme, të sigurisë, të fqinjësisë dhe energjitike – do të monopolizoheshin nga Rusia. Me 44 milion banorët e saj, Ukraina do të ishte në fakt vendi i pestë për nga popullsia në Bashkimin Europian, me peshën pasuese në procesin vendimmarrës si nëpërmjet Parlamentit Europian – në terma ulësesh – në Këshillin Europian – si votë e ponderuar – dhe në Komisionin Europian – me komisarin e saj. Është e lehtë të parashikohet se, duke jetuar dramatikisht në vendin e saj pushtimin rus, Kievi do ta përbënte në mënyrë legjitime pikën kryesore dhe të vendosur mbi një seri dosjesh, nga tranzicioni energjitik tek prioriteti i (mos) dhënies së Mesdheut. Duke konsideruar angazhime me pozicionet lidhur me Poloninë (shteti i gjashtë për nga popullsia në Bashkimin Europian) dhe vendet balltike, ka shumë të ngjarë që përplasja ukrainase me Rusinë do të monopolizonte për një kohë të gjatë, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe devijante axhendën europiane, në kurriz të interesave të tjera legjitime dhe të rëndësishme me karakter funksional apo gjeografik, dhe me një dëm ndaj efikasitetit, efiçencës dhe legjitimitetit komplesiv të Bashkimit Europian. Sidomos në dritën e përvojës së fundit për të cilën një shtet shumë më vogël si Hungaria ka arritur të vendosë një seri vetosh disfunksionale politikave të Bashkimit Europian, skenari i një vote të përsëritur ukrainase në prizmin antirus është thuajse i sigurtë në një Bashkim Europian të paralizuar nga hyrja e Kievit.
Hapi më gjatë se këmba
Në shtojcë të rreziqeve të sipërpërmendura, duke parë me një perspektivë historike nga zgjerimi europian ka një një element të mëtejshëm strukturor në disfavor të aderimit të Kievit në Bashkimin Europian. Pas ekspansionit të madh në lindje të kulmuar në 2007 me aderimin në Europën Qendrolindore dhe Danubiane, kapaciteti i Bashkimit Europian për të integruar shtete të reja, edhe të vogla, ka rënë: në 15 vitet e fundit vetëm Kroacia (me pothuajse 4 milion banorë) ka hyrë në Bashkimin Europian. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë marrë statusin e vendeve kandidate mbi një dekadë më parë, por procesi respektiv i aderimit është i gjatë dhe i vështirë aq sa të mos i shikohet fundi, për dy motive. Nga njëra anë, në shumë shtete të Bashkimit Europian është mirënjohja se zgjerimet e mëparshme kanë qenë të “lodhshëm” për vetë Bashkimin Europian dhe se të ardhshmet duhen menaxhuar më mirë. Nga ana tjetër, në vendet kandidate, në mënyra dhe masa të ndryshme, la probleme dhe vështirësi domethënëse për sa i përket korrupsionit, qeverisjes, kontrollit të kufijve, rreshtimit me normativat e Bahskimit Europian, themelore socio – ekonomike tepër larg nga mesatarja europiane. Nëse kjo është e vërtetë grupi i kandidatëve të Ballkanit Perëndimor, krejtësisht të rrethuar nga Bashkimi Europian dhe, 23 vite nga fundi i luftërave jugosllave, është dramatikisht akoma edhe më i vërtetë për një vend të madh si Ukraina, që ka trefishin e popullsisë dhe të zgjerimit gjeografik, një luftë shkatërrimtare e nisur në 2022, një kufi disa mijëra kilometra me Rusinë dhe trashëgiminë e rëndë socio – ekonomike sovjetike. Edhe në neton e konfliktit në zhvillim, historia e Ballkanit na mëson se Ukraina është thuajse me siguri një hap tepër i gjatë për këmbën Bashkim Europian në termat e kapacitetit politik, institucional, ekonomik për ta menaxhuar një zgjerim të tillë: një hap që do të prodhonte disekuilibra të thella dhe probleme të brendshme në dëm të efikasitetit, stabilitetit dhe kohezionit të Bashkimit Europian.
Një proces aderimi peng i Moskës…
Jo vetëm hyrja e Ukrainës në Bashkimin Europian do të sillte rreziqe dhe dizavantazhe, por vetë statusi i vendit kandidat dhe fillimi i një procesi dekadësh të aderimit është i shkëshillueshëm për të paktën dy motive lidhur me sigurinë dhe stabilitetin europian. Për sa i përket luftës në zhvillim, kandidimi i Kievit për të hyrë në Bashkimin Europian do ta pengonte ka mundësi arritjen e një armëpushimi. I vendosur përballë perspektivës se pjesa tjetër e Ukrainës jo e pushtuar nga Moska, domethënë rreth 80% e vendit, të hyjë në Bashkimin Europian, Kremlini do të ishte i shtyrë që të tentonte të gjithë lojën me sulmin ushtarak në vend që të konsideronte hipotezën e një Ukraine neutrale dhe të ndonjë marrëveshjeje me Kievin mbi territoret e pushtuara. Në fakt është mirë të kujtohet se hyrja në një subjekt politik të integruar si Bashkimi Europian nga tregu i vetëm tek politika tregëtare, nga monedha unike tel politika bujqësore dhe shumë të tjera, përfaqëson në sytë e Moskës një përkatësi gjeopolitike në kampin perëndimor të papajtueshëm me neutralitetin e Kievit – aq sa tashmë perspektiva e një traktati asociimi midis Bashkimit Europian dhe Ukrainës në 2013 kontribuoi në motivimin për Kremlinin para pushtimit të 2014.
Njëkohësisht, çuarja përpara e procesit të aderimit të një vendi pjesërisht të pushtuar nga Rusia i ekspozon frikshëm vetë negociatat ndaj presionit të Moskës. Për shembull, sikur Rusia t’i intensifikonte me shumë seanca në vite konfliktin kundër Ukrainës ndërsa është kandidate e Bashkimit Europian, do t’i vendoste vendet europiane përballë një udhëkryqi: ose të ndërhyjë ushtarakisht për ta mbrojtur Ukrainën – duke u kthyer në skenarin e luftës direkte Bashkim Europian – Rusi të mësipërm, ose ta ndalojë procesin e aderimit duke demonstruar se Moska mund të veprojë si arbitër mbi zgjerimin e Bashkimit Europian duke përdorur forcën. Kjo e fundit do të ishte një goditje shumë e rëndë për Bashkimin Europian dhe një fitore për Putinin shumë më i madh se avantazhi simbolik që do të siguronte tani nga një mosfillim i procesit të aderimit. Në terma gjeopolitikë, nuk mund të krahasohet sot një zgjerim eventual i Bashkimit Europian në Ukrainë me atë të ndodhur në vitet ’90 drejt vendeve tashmë neutrale dhe jo ish sovjetike si Finlanda, Suedia apo Austria.
…apo i drejtuar drejt një rrethi vicioz tashmë të parë
Së fundi, edhe në hipotezën se Rusia të mos e pengonte me forcën e aderimit të Ukrainës në Bahskimin Europian, nisja e një procesi aderimi për t’u futur më pas në një rreth vicioz pas disa vitesh, kur do të ketë kaluar në Europën perëndimore vaëa emotive e konfliktit në zhvillim dhe do të kthehen mbizotëruese të gjitha rreziqet e dizavantazhet e sipërpërmendura e një hyrjeje të Kievit në Bashkimin Europian, do të ishte një frustrim i tmerrshëm për shpresat e klasës drejtuese dhe të opinionit publik ukrainas, që do t’i helmonte raportet reciproke. Bashkimi Europian ka eksperimentuar tashmë me Turqinë pasojat negative e hapjes së një procesi aderimi të destinuar që të dështojë sepse vendi kandidat është një hap tepër i gjatë për këmbën europian dhe nuk do t’i duhet të përsërisë gabimin një herë të dytë dhe në një shkallë shumë të madhe. Në konkluzion, lidershipi politik europian do ta ndihmonte sigurinë dhe stabilitetin e Kontinentit të Vjetër nëse do të mendohej politika e jashtme, e fqinjësisë, e sigurisë dhe e mbrojtjes së Bashkimit Europian dhe përtej instrumentit të zgjerimit. Kështu bëjnë vendet e mëdha demokratike dhe perëndimore, që në mbështetjen e luftës së drejtë ukrainase për pavarësinë dhe lirië nuk e përmbysin komunitetin e tyre politik duke fënë në rrezik funksionimin e ardhshëm.
(nga Affari Internazionali)
Përgatiti
ARMIN TIRANA