Mes Greqisë dhe Shqipërisë po përgatitet një marrëveshje për të ndërhyre tek Syri i Kalter dhe per tia transferuar ujin e kulluar burimit nëntokësor të Greqisë. Kjo është bërë e ditur nga mediat e vendit fqinj. Në një artikull të posacmë, media greke ERT News, shkurian se Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris, ngre sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria, për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit.
‘Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut’, citohet të jetë shprehur Machmioris.
Lidhur me këtë artikull ka reaguat edhe deputetja demokrate, Ina Zhupa, e cila e quan marrëveshjen në fjalë, papërgjegjshmëri dhe çmendurinë e radhës të qeverisë Rama. Ajo thekson se Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002, dhe çdo ndërhyrje është në dëm të saj.
‘Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorikisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore. Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm, por s’ka shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër.
Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!’, tha Zhupa.
Burimi i Ujit ‘Syri Kaltër’, i cili shtrihet në Delvinë, është shpallur monument kulture, dhe që nga viti 2002 mban statusin e zonës së mbrojtur.