Rama shkarkon Kamenicën se nuk çoi në hapësirë dy satelitët e tij

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Adrian Kamenica është shkarkuar nga detyra, pasi është caktuar si “personi” përgjegjës që nuk realizoi projektin për satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” që pritet të lëshoheshin në hapësirë pranverën e këtij viti, por synimi nuk u arrit. Burime për Dosja.al se se Kamenica është zëvendësuar nga Geraldina Prodani. Vendimi për shkarkimin e tij është firmosur nga ministri i Mbrojtjes.

Por çfarë ishte projekti Rama për satelitët? 

I gjendur ngushtë në debatin e fortë publik për çështjen e inceneratorëve, kryeministri Edi Rama njoftoi vjeshtën e kaluar se Shqipëria do të dërgonte në orbitë dy satelitë ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’. I pari parashikohej të lëshohej në mars 2022 dhe i dyti rreth dy muaj më pas, në qershor. Detyra iu la ministrisë së Mbrojtjes, e cila do të realizonte detyrat për të përmbushur misionin. Siç edhe kuptohet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe tashmë përgjegjësi është gjetur. Ai është vetë Sekretari i Përgjithshëm, ndërsa kryeministri në një reagim të disa javëve më parë, thoshte se, “vonesat nuk janë në dorën e tij”, por nuk është hequr dorë nga ky plan.

Nuk realizoi projektin e Ramës për satelitët, shkarkohet

About Redaksia

Check Also

Trump do firmosë me 20 janar rezolutën për krimet e komunizmit, lëndë në të gjitha shkollat amerikane

Beqir SINA/New York New York/Kongresitja María Elvira Salazar dhe 27 nga kolegët e saj rifutën …

Leave a Reply