Vendi i fundit! Eurostat rrëzon propagandën e qeverisë Rama

Nga Flamur NOKA

Eurostat rrëzon propagandën e qeverisë Rama; Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe fuqinë blerëse.

Vendi i fundit edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi kanë të ardhura më të larta për frymë.

Në konsumin individual për frymë, tregues që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre, sërish jemi vendi i fundit në rajon dhe Europë.

Për cilat arritje flet kjo qeveri?

A ka një tregues të vetëm zhvillimi? Burimet ndërkombëtare thonë jo.

Rënia drastike e të ardhurave është pasojë direkte e papunësisë, konkurrencës së pandershme në shumë fusha dhe korrupsionit qeveritar.

Taksat rriten për të vjedhur më shumë. Investime të huaja nuk ka.

Ato janë zëvendësuar me fqinj, kunata e bashkëshortë strategjikë.

Shqipëria e Ramës është e jetueshme vetëm për klientelën e tij. Të tjerët mbijetojnë, të djathtë apo të majtë qofshin.

Partia Demokratike po riorganizon të gjithë potencialin e saj njerëzor në të gjithë vendin, për t’i hequr pushtetin politik sektit gjakpirës të Rilindjes.

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti

About Redaksia

Check Also

Krimi del jashtë kontrollit, vritet me breshëri plumbash 40-vjeçari në Lezhë

Ekzekutohet në atentat Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt (biznesmenit që u vra …

Leave a Reply