Zhupa: Çmenduria e radhës e Qeverisë Rama! Do transferojë ujin e Syrit të Kaltër në Greqi

Deputetja demokrate e Sarandës, Ina Zhupa: Të transferojnë ujin e burimit nëntokësor të Syrit të Kaltër në Greqi, kjo mund të jetë papërgjegjshmëria dhe çmenduria e rradhës e Qeverisë Rama!

Media greke ERT NEWS tregon se po përgatitet një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë. Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria: “Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).”

Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore.

Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër.

Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!

Mund të jetë një imazh i bazen uji dhe teksti që thotë "EPT NEWS Κέρκυρα: Πρόταση μεταφοράς νερού από την Αλβανία θέτει εκ νέου o r. Μαχειμάρης ΠΕΡΙΦΕΡΕΙΑΚΟΊ ΣΤΑΘΜΟΙ ΚΕΡΚΥΡΑ 26/05, 12:27 μμ Upd: 26/05, 12:27 μμ Σύνταξη Λυκούργος Σκιαδόπουλος Θέμο μεταφοράς νερού από την Αλβανία θέτει εκ νέου o Δήμαρχος Βόρειας Κέρκυρας Γιώργος Μαχειμάρης, προκειμένου να αντιμετωπιστεί αναμενόμενη λειψυδρία τις επόμενες δεκαετίες στο νησί της Κέρκυρας."Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply