Promovim i librit “Kurrë mos harro”, gjenocidi serb mbi shqiptarët nga viti 1844 – 1999

“Kurrë mos harro”, gjenocidi serb mbi shqiptarët nga viti 1844 – 1999 është libri i cili promovohet në orën 11.00 në Hotel Tirana.

Bashkëautorë të këtij libri janë, anëtari i Bordit Ekzekutiv të Ligës Shqiptaro-Amerikane Agim Aliçkaj dhe Prof. Dr. Nusret Pllana.

Ky promovim vjen një muaj pasi Parlamenti shqiptar ngriti kartonin e kuq, i cili refuzoi njohjen e krimeve serbe në Kosovë, akt i cili u dënua nga kryetari i PD, Sali Berisha. Ai e quajti këtë, urdhër të Aleksandër Vuçiç.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyci, organizator i promovimit shprehet: “Ky liber i Prof. Dr. Nusret Pllana dhe Asc. Agim Alickaj titullohet “Kurre mos harro”! Sepse pas harresës vjen lavazhi i trurit! Pas lavazhit të trurit njerëzit bëhen dele! E pas kësaj vjen skllavëria! Shtohet skamja dhe i varfëri i përulet maskarait! Ndërsa ky maskarai jo vetëm tallet me të, por edhe e poshtron atë! Nuk ka mjet më të mirë për ta nënshtruar dikë, sesa pranimi i harresës! Kujtesa është mbijetesa e shpirtit! Nëse një komb harron, atëherë vdes shpirti i kombit! Dhe nuk ka komb që të ketë humbur shpirtin e të ketë mbetur gjallë!”

Në promovim do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PD

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

About Redaksia

Check Also

Ndahet nga jeta shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj

Nga Bujar Leskaj Sot, datë 29 prill 2026 ,zonja fisnike, shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj, në …

Leave a Reply