FRPD Vlorë: 7 Korriku do shndërrohet në një ditë historike proteste!

Reagimi i FRPD, Vlorë

Kombi ne rrezik, Shqiperia ne rrezik !

Mjerimi dhe varferia jane ulur kembekryq ne çdo familje shqiptare !

Korrupsioni qeveritar dhe vjedhjet qe s’po njohin limit e ndalese, pervec se sa vijne e thyejne rekord pas rekordi, jane indikatoret dhe objektivat primare te sektit ne pushtet.

Shqiperia, renditet ne majen e catise se botes per korrupsion, si perkthim i drejtperdrejte i veprimtarive korruptive te sektit ne pushtet.

Abuzimet qeveritare jane punet e vetme te klikes qeverisese, duke u bere shushunjat e buxhetit dhe cdo qindarke takse te marre dhunshem nga xhepat e qytetareve.

Rritja e Cmimeve s’po njeh te ndalur, ku askush dhe asgje nga institucionet rregullatore nuk po nderhyn, pervec nje shpikje korruptive e propagandes “alla-Rama” te Bordit te Transparences, i cili percakton cmimet sipas tekave te kryesuesit te qeverise dhe nuk perben nje rregullator te mirefillte ndihme dhe lehtesimi, por thjesht eshte nje shushunje me teper per te gjithe ne.

Abuzimi, korrupsioni galopant, renditja e Shqiperise si vendi me i varfer ne rajon dhe Europe, renditja e Shqiperise ne “top10” e vendeve ne rang boteror me cmimet me te larta, zhvatjet e sektit, ka bere qe ekonomia shqiptare te jete cdo dite e me shume “zi e me zi”.

Sekti s’po njeh limit !
Cdo dite per ta eshte nje dite me shume per te vjedhur !
Protestat do jene shkulesit e themeleve te korrupsionit te tyre !
Reagimi popullor do jete frontal !
Masivizimi i protestave, reagimi qytetar do jene forca me e madhe perballe ketij regjimi !
7 Korriku do shnderrohet ne nje dite te madhe, historike proteste !
Te gjthe, te pandaleshem, si nje uragan i madh qytetar, do kthehemi ne forcen e ndryshimit, ne forcen e shpreses.
7 Korriku do jete fillim beteja e tundjes dhe rrezimi te themeleve korruptive te sektit ne fuqi.

Zoti e bekofte rrugetimin tone demokratik !
7 Korriku le te jete nje fillim i mbare i pashtershem protestash deri ne rrezimin perfundimtar te regjimit !

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Molotovi më e pakta ndaj atyre që grisën dhe shkelën Kushtetutën

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se protesta shprehu revoltën e qytetarëve, ndërsa theksoi se nga molotovët …

Leave a Reply