Mandatin e tretë nuk e fitove, por e vodhe! Prandaj kurrë nuk çelen negociatat me ty!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar në rrjete sociale vizitën e Ramës në Bruksel dhe ‘JO’-në për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Berisha thotë se, Rama mandatin e tretë e vodhi, nuk e fitoi, dhe për këtë arsye me kryeministrin Rama nuk çelen negociatat.

Kreu i PD shkruan në reagimin e tij se, Rama në Bruksel u soll si një dhi e zgjebosur me bishtin përpjetë ndërsa ftoi qytetarët të protestojnë më 7 korrik.

Reagimi i kryetarit të PD, Berisha

Mandatin e tretë nuk e fitove, por e vodhe! Prandaj kurrë nuk çelen negociatat me ty!! Te dashur miq,  i sfazuar nga ‘JO’ e madhe e liderëve të BE për hapjen e negociatave me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut, Edi Rama u soll sot në samitin në të cilin tha se nuk do të shkonte, si një dhi e zgjebosur që mban bishtin përpjetë!

Ai rrahu gjoksin duke thënë si me krenari se: ‘M’u ndesh të fitoja një mandat të tretë që të vazhdoja të prisja për çeljen e bisedimeve dhe ishte shumë të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria.’

Në fakt, i them këtij hokatari, shkaku kryesor siç pohon edhe ai vete, nuk është Bullgaria, por pikërisht mandati i tretë i rrëmbyer nga ai duke vjedhur vota.

Ky është shkaku i të gjitha shkaqeve që me të BE nuk hap negociatat me Shqipërinë. Me Edi Ramën negociatat nuk hapen kurrë!
Më 7 korrik të gjithë jeni të ftuar në proteste! Largimi i Ramës është shpëtimi i Shqiperisë!

About Redaksia

Check Also

Vjedhje ordinere/ Si u bë Carlo Bollino komshi me familjen Begeja?

Ditën e sotme në Syri Televizon ka startuar emisioni më i ri investigativ i quajtur ‘Plug’ …

Leave a Reply