Noka: Le të jetë 7 korriku protesta më e madhe që ka njohur Shqipëria

Nga Flamur NOKA

Vëllezër dhe motra!

Situata ekonomike është tejet e rëndë.

Çmimet e ushqimeve dhe karburanteve janë ekstremisht të larta dhe të papërballueshme për shumicën dërrmuese. Varfëria ka pushtuar familjet shqiptare, krimi sundon mizorisht dhe korrupsioni e ka bërë jetesën të pamundur në Shqipëri.

Vendi po zbrazet nga rinia dhe fuqia punëtore.

Qeveria Rama po e distancon Shqipërinë nga Europa dhe Kosova duke e futur shtetin në një rreth interesash antikombëtare, prej ku mund të kemi pasoja fatale dhe të parikuperueshme.
Protesta është rruga e përbashkët për të parandaluar shpartallimin ekonomik dhe shpërfytyrimin identitar e kombëtar të Shqipërisë.

Borxhi dhe inflacioni janë në kuota historike!

Atdheu ynë është në rrezik, prandaj ne të gjithë duhet të ngrihemi në protestë më 7 korrik!

Le të jetë protesta më e madhe që ka njohur Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

“Ja ku janë plagët e betejës me horrat”, Noka: Nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por qeverisë!

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur, Noka, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 …

Leave a Reply