Rama në Bruksel: Nuk kisha hallin e Kosovës, por të Vuçiç

Edi Rama: Unë e quaj Kosovë dhe pikë, por kjo nuk na ndalon të punojmë bashkë. Imagjinoni sikur të luftonim me njëri tjetrin cfarë vendi do të kishte qenë Ballkani sot. Ali Ahmeti e thotë thjeshtë “ne nuk duam një gjakderdhje tjetër dhe një luftë tjetër dhe duam të mbajmë sa më larg të jetë e mundur cdo fantazmë që mund të vijë në këtë rajon nga e shkuara dhe e tashmja. E kam thënë, nuk duhet të jetë, problemi i qeverisë së Kosovës për të ardhur, duhet të kishte qenë problemi i presidentit të Serbisë për të pranuar. Paqja përfundimtare që kërkojmë do të vijë përmes Ballkanit të Hapur, jo përmes helikopterëve që vijnë vërdallë apo ulërimave në Facebook.

Aleksandër Vuçiç: Kemi ftuar deri tani, të gjithë të tjerët, kurdo dhe sa herë që e bëjmë e bëjmë për hir dhe në përfitim të popujve tanë, sepse gjithmonë ka pasur këtë pyetje, ku janë të tjerët dhe sigurisht kemi pasur trysni nga shumë vende të fuqishme për llojin dhe natyrën e nismës. Por po bëhemi gjithmonë e më të fortë sepse besuam te kjo, kemi një vetëbesim më të madh te vetja, sesa e kishim. Duhet të mbajmë paqe dhe qetësi në rajon. Thjeshtë hidhni një sy një dite lufte në Ukrainë, doni ta shihni në Ballkan? Mos e nën vlerësoni nismën tonë sepse sjell vendet bashkë.

About Redaksia

Check Also

Goditja e Tedi Blushit ndaj trafikantit që ndërseu Veliaj

Kjo është foto e momentit të përplasjes në Këshillin Bashkisk. Veliaj ka ndersyer nje nga …

Leave a Reply