Shehaj: Kunata dhe burri i Xhaçkës nuk i kanë pronat bashkë me ministren?

“Rama i fali Xhaçkës plazhin publik për 30 vjet. Si mund ta mbajë postin ministrja? Frikë nuk keni nga kushtetuta dhe SPAK, po turp nuk keni ju?

Kjo është pyetja që kam për ju?” Kjo ishte pyetja që i bëri deputeti Agron Shehaj sot ministres Elisa Spiropali në Kuvend lidhur me interpelancën e kërkuar për investimet strategjike, konkretisht statusin që mori burri i Olta Xhaçkës në jug të vendit.

“Ministrja përdori burrin, më pas e fshehu me kunatën. Vendimi është këtu me firmën e Ramës dhe thotë “lejimin e përdorimit të brigjeve të detit të plazhit përballë kompleksit”.

Brigjet e detit janë pronë shtetërore, apo është e juaja, ministres apo kryeministrit? Brigjet kanë vlerë ekonomike? Mund të përfitosh me një shezlong, jo më 10 apo më shumë? Mund të përfitosh që ç’ke me të dhe Kushtetuta e thotë neni 70, pika 3, “deputetët nuk mund të kryejnë veprimtari fitimprurëse”.

Tani si mund të thoni ju se brigjet e detit nuk fitimprurëse dhe që të thoni se kunata dhe burri i Xhaçkës nuk e kanë pronat bashkë me ministren, si mund ta thoni ju këtë? Ligji është për të zbatuar pronat e shtetit për t’ua dhënë atyre që qeveria mendon se janë investitorë strategjikë” tha ai.

Spiropali la argumentet dhe më pas kaloi te sulmet personale. “Që kur zotëria është bërë kalë karroce i qorrfermanit nuk i dallon këto.

Po ka turp më të madh që jeni bërë bashkë për mbrojtur një njeri aty që ka vjedhur. Pusho ti, se je i pari kalë karroce. Një tufë burrash që bërtasin nga vendi. Ule zërin.

Nëse burri i ministres do të na hidhte në gjyq do ta fitonte këtë gjyq. (Ndërhyrje nga salla) Pse nuk më lini të flas? Kemi të bëjmë me një tokë private, pa asnjë përfitim nga prona publike apo trajtim preferencial apo cenimit të kuadrit etik të ministrave” tha ajo.

Deputeti Agron Shehaj tha se Shqipëria nuk mund të ketë ministre të Jashtme një “investitore strategjike”. “Ministrja ka vjedhur personalisht haptas.

Nuk e kam me Xhaçkën, po të kishte ndodhur, ta kishte marrë një ministër tjetër nuk do të thosha Xhaçka, por do të thosha Spiropali, por ja që pronën e mori ajo.

Ajo e ka bërë personale. Zonja nuk mund të jetë edhe ministre e Jashtme edhe investitorë strategjike, edhe deputete edhe investitore strategjike” tha Shehaj.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply